Politikë

Integrimi në BE/ Rama: Mos na lini në baltë, Ursula ka shtatë fëmijë...ne duam të jemi pjesë e Europës

Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur në konferencën Ndërparlamentare, tha se Shqipëria është më se e angazhuar për anëtarësimin në BE.

F.I
Integrimi në BE/ Rama: Mos na lini në baltë, Ursula ka
Edi Rama

TIRANË-Po mbahet sot Konferenca Ndërparlamentare “Agjenda strategjike për zgjerimin e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve shqiptare, Parlamentit Europian dhe parlamenteve të vendeve europiane. Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur në konferencën Ndërparlamentare, tha se Shqipëria është më se e angazhuar për anëtarësimin në BE. Rama kërkoi para përfaqësuesve europianë, që BE mos e lejë në baltë Ballkanin Perëndimor.

Edi Rama: Unë shpresoj shumë që të mos na lini në baltë. Nëse do na linit ne si Ballkan, do linit në baltë edhe veten. Nëse Europa do linte në baltë Ballkanin Perëndimor, do të ishte një dështim shumë i madh. Ka nga ata që ngurrojnë që ta shikojnë Ballkanin Perëndimor pjesë të Europës. Pavarësisht ngurrimit apo zellit, uroj që të gjithë të gjejnë rrugën për të dhënë një sinjal shumë të fortë.

Nuk është e vështirë që të gjendet një rrugë e tillë, është shumë e thjeshtë. Është si ai moment i Helmut Koln, që ra Muri i Berlinit. Ai tha se tani ne jemi bashkë. Nga ai moment e tutje nisi ai momenti i riibashkimit, e mbase nuk ka përfunduar totalisht, sepse dallime ka akoma. Vendimet politike duhet të merren dhe proceset të ndërmerren, në bazë të meritës, sipas meritës që kanë vendet.

Shtatë fëmijë ka Ursula dhe shtatë kandidatë ka për në BE. Ajo nuk i tha vajzës që luaj me gangsterin rus atje në cep. Ajo nuk i tha djalit shko e luaj me lojëra kineze, se nuk mund të jesh pjesë e tavolinës. Jo, duhet të jesh në tavolinë. Pa dyshim që jo të gjithë aty në tavolinë nuk kishin të njëjtën tonalitet zëri. Duhet të themi që “hajde të gjithë rreth kësaj tavoline”. Pastaj t’i lihet çdo gjëje meritokracisë, nëse po punon për një kapitull tjetër atëherë je një nga fëmijët e Ursulës, që nuk është rritur ende. Ne duam të jemi pjesë e Europës.

Poll

MOS HUMB