Politikë

Marrëveshja prej 302 mln $ me SHBA, Balla nga Kuvendi: Financimi do të përdoret për Forcat e Armatosura

Fjala e Ballës u zhvillua me kundërshtime nga demokratët, ku opozita shprehet se nuk është vendosur në dijeni të marrëveshjes dhe procedura e ndjekur është në shkelje të Kushtetutës.

F.I
Marrëveshja prej 302 mln $ me SHBA, Balla nga Kuvendi: Financimi do të
Taulant Balla

TIRANË-Ashtu siç ishte paralajmëruar kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka kërkuar votim me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes ushtarake me Shtetet e Bashkuara për financim të jashtëm ushtarak prej 302 milionë dollarësh. Balla u shpreh se marrëveshja parashikon investime për mbrojtjen dhe modernizimin e Forcave të Armatosura në kuadër të angazhimit që Shqipëria ka ndaj NATO-s. 

Fjala e Ballës u zhvillua me kundërshtime nga demokratët, ku opozita shprehet se nuk është vendosur në dijeni të marrëveshjes dhe procedura e ndjekur është në shkelje të Kushtetutës.

Taulant Balla: Kjo është një marrëveshje historike për Shqipërinë. Një marrëveshje e veçantë për sigurinë kombëtare të vendit, një marrëveshje që konfirmon fuqizimin e marrëdhënieve të shkëlqyera të Shqipërisë me aleatin e saj të madh, SHBA-të. Kjo është një marrëveshje që shkon përtej termave financiarë, është një dëshmi konkrete e besimit që SHBA-të kanë ndaj Shqipërisë dhe rolit gjithnjë e më të rëndësishëm që vendi ynë luan për sigurinë euroatlantike. Shqipëria mbështet objektivin e ri të NATO-s për të arritur në 5% të PBB-së për mbrojtjen dhe sigurinë, me PS-në në qeverisje deri në 2035, duke dëshmuar se mbrojtja dhe siguria janë prioritete tona strategjike. Ky financim do të përdoret ekskluzivisht për modernizimin e Forcave të Armatosura, pajijsje dhe shërbime të mbrojtjes sipas standardeve më të larta të NATO-s. Financimi do të disbursohet gradualisht sipas nevojave konkrete të Ministrisë së Mbrojtjes. Shqipëria do të ketë 48 muaj për aktivizimin e fondeve, afat deri në 12 muaj. Çdo përdorim i fondeve do të miratohet nga Agjencia Amerikane e Mbrojtjes duke garantuar transparencë të plotë.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB