Politikë

Lufta për mandat! Lapaj: Le ta marrë Greta Ambeli! Endri dhe daja duan t'i shërbejnë Ramës! Shabani: Jep dorëheqjen...

Në fjalën e tij, kreu i "Shqipëria bëhet" ka bërë edhe propozimin publik duke u shprehur se është i gatshëm që mandatin ta marrë Greta Ambeli.

k.m.
Lufta për mandat! Lapaj: Le ta marrë Greta Ambeli! Endri dhe daja duan
Adriatik Lapaj

TIRANË– Konflikti brenda koalicionit “Nisma – Shqipëria Bëhet” ka përshkallëzuar me akuza të ndjera mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit, pas përpjekjes së Zeqir Kordhonit, i afërmi i Shabanit – për të pranuar mandatin e deputetit. Lapaj reagoi ashpër duke dalë sot në një konferencë për shtyp duke i bërë një ftesë publike "aleatit" të tij në zgjedhjet e fundit parlamentare, Endri Shabanit. Në fjalën e tij, kreu i "Shqipëria bëhet" ka bërë edhe propozimin publik duke u shprehur se është i gatshëm që mandatin ta marrë Greta Ambeli. 

Lufta për mandat! Lapaj: Le ta marrë Greta Ambeli! Endri dhe daja duan

Por shtoi se nuk ka marrë asnjë përgjigje nga ai që shumë shpejt mund të jetë ish-aleati i tij. 

PJESË NGA FJALA E LAPAJT: 

Marrëveshja nuk po zbatohet, më vjen keq, fjalët e dhëna nuk po mbahen. Ftoj zotin Shabani që të vijë vetë dhe të mbajë fjalën për të kërkuar që mandati të shkojë te më i votuari i koalicionit. Ai kërkon që të marrë mandatin e deputetit që i takon më të votuarës së Shqipëria Bëhet. Unë e mbaj fjalën dhe do e mbajë, por në ishim në koalicion dhe së pari mandati duhet të vijë te unë më parë dhe zoti Shabani nuk pranon, që ky mandat të shkojë më pas tek zonja. Ne nuk kërkuam votën për t’u bërë pjesë e të vjetrës, por për t’i dhënë fund pazareve me lista të mbyllura dhe për të garuar në listat e hapura. Zoti Shabani, eja të japim dorëheqjen dhe mandati të kalojë te zonja Greta Ambeli. Njeriu në jetë, të paktën unë kështu jam rritur, niset dhe duhet të niset me qëllimin e mirë. Qëllimi është ti japim Shqipërisë një model gare, ne po kërkojmë me këmbëngulje që të zbatohet formula e garës. Unë u hodha në detin e kësaj gare dhe dhamë mirëbesim e konsensus për këtë gjë. Ndodh që rrugës mund që dikush të çmendet, të tradhtojë, shitet. Por sa kohë del nga angazhimi publik që ne shkuam për të kërkuar votën, çfarë të bëj unë, ta dhuroj mandatin për një parti tjetër, t’ia lë dajës së Shabanit dhe të shkojë nesër të bëjë Rama 84 vota. Ai mandat tashmë s’ka ndonjë vlerë domethënëse për këtë mënyrë si shkoi, ne duam të sjellim një model të ri, dhe ajo që po kuptoj është se rruga paska qenë shumë më e vështirë, duket se sistemi e ka të padiskutueshme që të ndalojë këtë lëvizje të njerëzve të lirë. Kjo është lëvizja më e lirë që është sulmuar këto 20 vitet e fundit. Ne e dimë historinë, ideja është që të mos shkojë Lapaj në parlament, ndaj duan zotit Kordhoni, që të shkojë mandati te Rama. Kryeministri Rama prej dy muajsh këtë po kërkon, duan ta kenë mandatin e deputetit tonë në vathën e tyre. Do 84 mandate. Ne duam të zvatohet marrëveshja, po u zbatua mirë, po nuk u zbatua përgjegjësia i mbetet zotit Shabani.

Po ashtu, Lapaj bëri me dije se Shabani i ka kërkuar drejtimin e koalicioni për dy vite, kandidimin për Bashkinë e Tiranës si dhe një fond prej 30 milionë lekësh për drejtimin e koalicionit në dy vite.

Lapaj: Ne kemi bërë fushatë në të gjithë Shqipërinë, ka qenë Endri Shabani që ka bërë fushatë në tiranë, mund të kishte marrë shumë më shumë vota, por halli i vet. Na ka kërkuar të garojë për Bashkinë e Tiranës dhe i kam thënë mendoje mirë dhe nëse vendos do të mbështes. Ka kërkuar drejtimin e koalicionit dy vitet e ardhshme dhe 30 milionë lekë në vit si drejtues koalicioni. I kam thënë që nëse koalicioni vazhdon, do funksionojë me lekët që sjell KQZ. këto kanë qenë kërkesa të bëra gjatë muajit të kaluar dhe i kam thënë: të përfundojmë marrëveshjen e parë të bërë. Për këto kërkesa nuk i është thënë “Jo”.

Ndërkohë që edhe Endri Shabani nuk ka qëndruar i heshtur. Ai e konsideron skandal që mandati të përvetësohet nga Lapaj, për të cilin pretendon se nuk ka mbajtur fjalën. Përmes postimi në rrjetet sociale, ai deklaroi se Lapaj duhet të mbajë fjalën e dhënë dhe të mos e marrë mandatin e tij si deputet. Në Facebook, Shabani ka publikuar dokumentet e marrëveshjes së koalicionit, duke sfiduar Lapajn për zbatimin e fjalës së dhënë.

"Sqarim publik! SHB pretendon se premtimi i Adriatikut për dorëheqje nuk ka qenë pjesë e marrëveshjes së koalicionit.
Po as premtimi i Zeqirit nuk ka qenë. Atëherë pse i kërkohet dorëheqja Zeqirit, por jo Adriatikut? Apo funksionon parimi: “bëj si të them unë, jo si bëj unë”? Për ata që janë të interesuar, më poshtë gjeni marrëveshjen e nënshkruar. Aty nuk thuhet askund që kandidatët e listës së fiksuar janë të detyruar të japin dorëheqjen. As për Zeqirin, as për ndonjë tjetër. Por është fakt që 46 kandidatë të listës së fiksuar dhanë fjalën e tyre që do të dorëhiqeshin për t’u hapur rrugë kandidatëve të listës së hapur. Një zotim moral, jo ligjor. Një fjalë e dhënë - si ajo e Adriatikut. Dhe në këtë vend, fjala ka qenë gjithmonë më shumë se një firmë në letër. Ka qenë besa! Prandaj Zeqiri dhe Kleana duhet të mbajnë fjalën për të dhënë dorëheqjen. Por nëse kryetari nuk mban fjalën i pari, me ç’të drejtë kërkon nga të tjerët që ta mbajnë të tyren?,"-shkruan Shabani. 

"Kriza" në koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet” nisi pasi daja i Endri Shabanit, Zeqir Kordhoni nuk pranoi të dorëhiqet dhe i shkroi KQZ që kërkon të marrë mandatin e deputetit në rast se atij i vjen radha, edhe pse pozicionohet i nënti në listën e mbyllur të koalicionit "Nisma Shqipëria Bëhet". Kjo solli edhe një përplasje në distancë mes Lapajt dhe Shabanit. Nga lista, Lapaj kërkon mandatin me pretendimin se mori në Tiranë 6500 vota, ndërsa Shabani 2 900 të tilla. Por duket se palët nuk kanë rënë dakord duke nisur një debat publik që do të zgjidhet vetëm nesër në KQZ, pasi do të bëhet ndarja e mandateve./ZËRI

Poll

MOS HUMB