Politikë

SPAK merr të pandehur Erion Veliajn

Veliajt do t’i komunikohet akuza më 23 korrik, ditën e nesërme, ndërsa sot në SPAK ka shkuar biznesmeni Elman Abule, i cili akuzohet për "pastrim parash".

k.m.
SPAK merr të pandehur Erion Veliajn
Erion Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) pas 5 muajsh në paraburgimin e Durrësit. Veliajt si edhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, do t’i komunikohet akuza ditën e nesërme, të mërkurën e datës 23 korrik, në orën 11:00. Ndërsa sot në SPAK ka shkuar biznesmeni Elman Abule, i cili akuzohet për "pastrim parash". Ndërsa Veliaj  akuzohet për 9 raste korrupsioni pasiv, fshehje pasurie dhe pastrim parash.

Erion Veliaj u vendos në pranga më 10 Shkurt. Që prej asaj dite, Veliaj është mbajtur në qelinë e paraburgimit me kërkesë të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi mbi të rëndojnë disa vepra penale. SPAK e akuzon Veliajn se bashkë me të shoqen ka krijuar një skemë përfitimi ryshfetesh për pasurim personal përmes një numri organizatash 'OJF'.

Kallëzimi për Veliajn u dorëzua nga një profil i rremë, nën identikitin Nesti Angoni, një person që nuk ekziston në Republikën e Shqipërisë. Që nga zbulimi i këtij fakti ka pasur shumë aludime se cili është personi që fshihet pas kësaj nofke, por deri më tani nuk është zbuluar./ZËRI

Poll

MOS HUMB