SHKODËR- Pas njoftimit të kryeministrit Edi Rama për hapjen e aplikimeve për vende të reja pune në bashkitë e vendit për shkak të dorëheqjeve masive në disa sektorë e njësi administrative, bëhet me dije se rreth 167 qytetarë kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e administratës së Bashkisë Shkodër. Përmes një postimi në rrjete sociale, kreybashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, ka zbuluar numrin e aplikantëve që kanë shprehur interes, teksa bën me dije se afati i aplikimeve do të jetë deri më 25 korrik.
Beci ka ripërsëritur thirrjen për të gjithë ata që duan të kontribuojnë në shëbim të komunitetit, ndërsa thekson se bashkia është e hapur për profesionistët dhe ata që e duan Shqipërinë.
Postimi i kryebashkiakut, Benet Becit:
Deri tani, 167 qytetarë kanë shprehur interes për t’u bërë pjesë e administratës sonë.
Afati i fundit për aplikim: 25 Korrik
Bashkia Shkodër fton të gjithë ata që duan të kontribuojnë në shërbim të komunitetit, të sjellin eksperiencën, energjinë dhe idetë e tyre për zhvillimin e qytetit dhe të gjithë territorit të saj.
Aplikimi është i lehtë dhe i hapur për të gjithë:
CV-në tuaj në: [email protected]
Ose aplikoni në faqen zyrtare: ëëë.bashkiashkoder.gov.al
Pozicionet janë të hapura për arkitektë, inxhinierë, ekonomistë, juristë, zjarrfikës, punonjës të Policisë Bashkiake dhe shumë profile të tjera.
“Bashkia e hapur për profesionistët dhe për të gjithë ata që e duan Shkodrën.”
Kujtojmë se Kryeministri Edi Rama njoftoi sot hapjen e aplikimeve për vende të reja pune në disa sektorë të njësive vendore, pas shkarkimit të drejtuesve vetëm pak ditë më parë, me urdhër të tij. Kreu i qeverisë bëri me dije se Vlora tashmë ka nisur e para fazën e intervistave, ndërkohë zbulon se për Bashkinë Tiranë është konceptuar një strukturë e re organizative, që më pas do të ndiqet edhe nga bashkitë e tjera./ZËRI/
