Politikë

"Shkundi" bashkitë, Rama thirrje qytetarëve: Aplikoni për vendet bosh! Strukturë e re për Tiranën

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama bën me dije se Bashkitë Durrës, Shkodër, Korçë, Dibër, Fier, Lushnjë, Elbasan dhe një sërë të tjerash kanë hapur thirrjet publike për aplikime për prurje të reja në drejtimin e sektorëve të ndryshëm të veprimtarisë së tyre.

zh.ll
"Shkundi" bashkitë, Rama thirrje qytetarëve: Aplikoni
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar hapjen e aplikimeve për vende të reja pune në disa sektorë të njësive vendore, pas shkarkimit të drejtuesve vetëm pak ditë më parë, me urdhër të tij. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama bën me dije se Bashkitë Durrës, Shkodër, Korçë, Dibër, Fier, Lushnjë, Elbasan dhe një sërë të tjerash kanë hapur thirrjet publike për aplikime për prurje të reja në drejtimin e sektorëve të ndryshëm të veprimtarisë së tyre.

Kreu i qeverisë bën me dije se Vlora tashmë ka nisur e para fazën e intervistave, ndërkohë zbulon se për Bashkinë Tiranë është konceptuar një strukturë e re organizative, që më pas do të ndiqet edhe nga bashkitë e tjera. Në fund, Rama bën thirrje për të gjithë të interesuarit që të aplikojnë, teksa thekson se është koha e duhur që bashkitë të fuqizojnë kontributet e tyre për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.

Postimi i plotë i Ramës

Bashkitë Durrës, Shkodër, Korçë, Dibër, Fier, Lushnjë, Elbasan dhe një sërë të tjerash kanë hapur tanimë thirrjet publike për aplikime për prurje të reja në drejtimin e sektorëve të ndryshëm të veprimtarisë së tyre.

APLIKONI me kurajo dhe besim.

Vlora që nisi e para po ecën me fazën e intervistave të të interesuarve, ndërkohë që në bashkëpunim me Institutin Tony Blair është konceptuar një strukturë e re organizative e Bashkisë Tiranë, e cila do të adoptohet edhe në bashki të tjera, për të forcuar shtyllat bazë të mirëqeverisjes vendore.

Eshtë koha që bashkitë të fuqizojnë kontributet e tyre për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama, nisi “furtunën” e shkarkimeve në qytetin e Vlorës. Në një vizitë të befasishme, Rama bëri thirrje për largimin e drejtorëve në këtë bashki. Më pas, vala e shkarkimeve u kërkua edhe në bashkitë e tjera, të cilat sipas tij, nuk kanë përmbushur detyrën e tyre./ZËRI/

 

Poll

MOS HUMB