Politikë

Shthuret fare debati i dajos, themeluesi i Nismës akuzon Shabanin: Ke vjedhur 250 mijë euro nga KQZ, ke falsifikuar firmat

Themeluesi i 'Nismës Thurrje' kërkon trasparencë nga Shabani në lidhje me fondet por edhe me firmat e falsifikuara në Gjykatë.

F.I
Shthuret fare debati i dajos, themeluesi i Nismës akuzon Shabanin: Ke
Endri Shabani dhe Napolon Laska

TIRANË-Përplasja për mandatin brenda koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” mes dy drejtuesve, Adriatik Lapaj dhe Endri Shabanit vijon, ndërsa një ndërhyrje ka ardhur edhe nga themelusi dhe ish-Sekretar i Përgjithshëm i 'Nisma Thurje', Napolon Laska. Ky i fundit ka hedhur akuza të rënda ndaj kreut të kësaj nisme Endri Shabanit.

Laska e akuzon Endri Shabanin për vjedhje të fondeve publike të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, me vlerë prej 250 mijë eurosh. Themeluesi i 'Nismës Thurje' kërkon trasparencë nga Shabani në lidhje me fondet por edhe me firmat e falsifikuara në Gjykatë. Sipas tij çdo akt i dorëzuar në gjykatë, para dhe pas zgjedhjeve të vitit 2021, për shkarkime apo zgjedhje apo zgjatje mandati në forumet drejtuese në parti është falsifikuar pasi asnjherë nuk është mbledhur kongresi dhe forume të tjera të partisë. 

"Ndoqa me vëmendje daljen e parë publike të Endri Shabanit mbas valles së dajos. Më habiti që një njeri i cili ka vjedhur një parti për të grabitur më pas fondet publike të KQZ nëpërmjet saj, fliste gjithë kohës për moral dhe mbajtje fjale. Mu duk si prostitutë që predikon në kishë. E ftoj publikisht të bëjë transaprencën e 250 mijë eurove të KQZ si edhe transparencën e firmave të falsifikuara në Gjykatë. Le të rrëfehet njëherë, pastaj ndoshta ia dëgjojmë edhe predikimin..."-shkruan ai në postimin e tij në rrjetin social Facebook.

Kujtojmë që "kriza" në koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” nisi pasi daja i Endri Shabanit, Zeqir Kordhoni nuk pranoi të dorëhiqet dhe i shkroi KQZ që kërkon të marrë mandatin e deputetit në rast se atij i vjen radha, edhe pse pozicionohet i nënti në listën e mbyllur të koalicionit "Nisma Shqipëria Bëhet". Kjo solli edhe një përplasje në distancë mes Lapajt dhe Shabanit. Nga lista, Lapaj kërkon mandatin me pretendimin se mori në Tiranë 6500 vota, ndërsa Shabani 2 900 të tilla. Por duket se palët nuk kanë rënë dakord duke nisur një debat publik që do të zgjidhet vetëm në KQZ./ZËRI

Poll

MOS HUMB