Politikë

Lapaj do mandatin e deputetit: KQZ ka miratuar në heshtje dorëheqjet e listës së mbyllur

Në një letër drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve më 21 korrik, partia e drejtuar nga Adriatik Lapaj bën me dije se 12 kandidatët e listës së mbyllur kanë paraqitur dorëheqjen nga kandidimi më 11 maj 2025 përpara fillimit të numërimit të votave.

k.m.
Lapaj do mandatin e deputetit: KQZ ka miratuar në heshtje dorëheqjet e
Endri Shabani dhe Adriatik Lapaj

TIRANË- "Shqipëria Bëhet" kërkon nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve një dokument zyrtar ku të konfirmojë njohjen e dorëheqjeve të kandidatëve të listës së mbyllur për Tiranën. Në një letër drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve më 21 korrik, partia e drejtuar nga Adriatik Lapaj bën me dije se 12 kandidatët e listës së mbyllur kanë paraqitur dorëheqjen nga kandidimi më 11 maj 2025 përpara fillimit të numërimit të votave. Kështu, duke iu referuar Kodit të Procedurave Administrative, Lapaj argumenton se në mungesë të një vendimi nga KQZ, dorëheqjet duhet të konsiderohen të miratuara në heshtje.

“Në Qarkun Tiranë, ky koalicion ka siguruar 16,520 vota, duke fituar një mandat përfaqësimi. Ju bëjmë me dije se të gjithë kandidatët e listës së mbyllur për këtë qark kanë paraqitur dorëheqjen nga kandidimi, më datë 11 maj 2025, përpara fillimit të procesit të numërimit të votave. Bazuar në Nenin 97, të Kodit të Procedurave Administrative, për sa kohë organi publik, në këtë rast Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nuk është shprehur me vendim konsiderohen të miratuara në heshtje. Në këtë kuadër, kërkojmë konfirmimin me shkrim se dorëheqjet e paraqitura janë konsideruar të miratuara në heshtje, në përputhje me ligjin në fuqi,”-shkruhet në kërkesë.

Koalicioni fitoi një mandat në Tiranë, pasi siguroi mbi 16 mijë vota në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Pas zgjedhjeve, vetëm pak ditë më parë, Zeqir Kordhoni, kandidat në listën e mbyllur kërkon mandatin si deputet dhe mohon që të ketë firmosur dorëheqjen e dorëzuar më 11 maj. Por nëse të gjithë kandidatët në listën e mbyllur dorëhiqen, mandati i takon Adriatik Lapaj. Megjithatë, Kordhoni nuk pranon, kështu,çështja e mandatit është bërë “mollë sherri” mes Lapajt dhe Endri Shabanit, drejtuesit të Nismës Thurje. Ky i fundit thotë se Lapaj kishte dhënë garanci se do të dorëhiqej nëse siguronin vetëm një mandat, gjë që me sa duket nuk ka ndërmend ta bëjë. Ndërsa Lapaj ende nuk ka komentuar për më gjatë atë që ka ndodhur brenda koalicionit./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB