Politikë

Lapaj distancohet: Për fondet të hetojë drejtësia, "Nisma Thurje" ka paguar vetëm mitingun e Vlorës

Në përgjigje, Lapaj tha se "Nisma Thurje" ka paguar deri më tani vetëm për aktivitetin e Vlorës, ndërsa takimet e tjera për të cilat ishte angazhuar ende nuk janë paguar.

k.m.
Lapaj distancohet: Për fondet të hetojë drejtësia,
Adriatik Lapaj

TIRANË- Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj është distancuar nga "Nisma Thurje" sa i përket shpenzimeve të fushatës elektorale të 11 majit. Teksa po zhvillonte një konferencë me gazetarët, Lapaj iu përgjigj pyetjes së gazetares së "ZËRI", Loreta Koleci, e cila risolli denoncimin e një prej kandidatëve (Napolon Laska) lidhur me menaxhimin e fondeve të dhëna nga Komisioni Qendror i Zgjedhje. Në përgjigje, Lapaj tha se "Nisma Thurje" ka paguar deri më tani vetëm për aktivitetin e Vlorës, ndërsa takimet e tjera për të cilat ishte angazhuar ende nuk janë paguar. 

PJESË NGA PRONONCIMI: 

LORETA KOLECI: Zoti Lapaj, gjatë fushatës keni deklaruar se organizimi i takimeve të mëdha është mbuluar financiarisht nga Nisma Thurje. Ndërkohë, një nga bashkëpunëtorët dhe miqtë tuaj të afërt, Napolon Laska, ka dalë publikisht duke thënë se Endri Shabani duhet të përballet me drejtësinë për 240 mijë eurot e përfituara nga KQZ. Si e komentoni këtë deklaratë? Dhe a ndjeni përgjegjësi politike dhe morale për mënyrën se si janë menaxhuar fondet publike nga aleati juaj në këtë fushatë?

Adriatik Lapaj: Po është e vërtetë që e kam thënë dhe ashtu ka qenë. Është marrëveshje me shkrim e depozituar edhe në KQZ. Nga "Nisma thurje" është marrë përsipër që të mbuloheshin shpenzimet e aktivitetit të Vlorës, Fierit, Lezhës, Durrësit dhe Tiranës. Në një vlerë totale diku 2 mln lekë të reja. Kjo ka qenë. Nga ana e "Nismës Thurje" në dijeni ka shlyer vetëm aktivitetin e Vlorës. Janë prerë faturat dhe do të shlyhen. Po kjo ka qenë angazhimi i tyre. Shpenzimi që kanë mbuluar është aktiviteti i Vlorës në dijeninë time deri më tani. Për pjesën e shpenzimeve në fushatë janë mbuluar nga ana jonë. Sa i takon; a ndjej përgjegjësi morale? Unë nuk di çfarë ka bërë një tjetër subjekt tjetër politik. Sa herë funksionin ligjërisht unë e marr të mirëqenë që është në rregull. Pastaj zoti Laskaj që ka nxjerrë këto së fundmi ka thënë që do i referohem organeve. Puna e vetë nuk është qëndrim politik i partisë tonë.

Napolon Laska e akuzon Endri Shabanin për vjedhje të fondeve publike të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, me vlerë prej 250 mijë eurosh. Sipas tij çdo akt i dorëzuar në gjykatë, para dhe pas zgjedhjeve të vitit 2021, për shkarkime apo zgjedhje apo zgjatje mandati në forumet drejtuese në parti është falsifikuar pasi asnjëherë nuk është mbledhur kongresi dhe forume të tjera të partisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB