Politikë

Lirimi i hapësirave publike, Rama paralajmëron: Ngrehinat që rezistojnë do gjobiten!

Sipas Ramës, të gjithë ata kundërshtojnë për lirimin e hapësirave publike, do të gjobiten.

k.m.
Lirimi i hapësirave publike, Rama paralajmëron: Ngrehinat që
Pamjet e shpërndara nga Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar një tjetër video nga lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, kësaj herë në zonën e ish-Parkut të Autobusëve. Por në këto pamje, kreu i qeverisë evidenton se ndryshe nga sa është bërë në të gjithë vendin, në këtë zonë, hapësirat publike vazhdojnë të jenë të bllokuara nga bizneset. Kështu ka ndarë edhe një paralajmëim. Sipas Ramës, të gjithë ata kundërshtojnë për lirimin e hapësirave publike, do të gjobiten.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Edi Rama: Çlirim i madh jo vetëm për komunitetin e për këmbësorët, po edhe për ata që ulen nëpër tavolinat jashtë dhe marrin frymë lirisht, jo mbrapa xhamave, barrikadave e ferrave, çka e rrit patjetër edhe cilësinë e shërbimit. Ndërkohë ka ende ngrehina që i rezistojnë më kot kërkesës për t’u shkulur vetë nga mexhelisi, se në fund të tëra do ikin po do ikin bashkë me një gjobë të kripur për ndërtuesin e pamirëkuptuar.

Që në nisje të këtij muaji, Rama ka paralajmëruar bizneset për rikthimin e hapësirave që janë zaptuar duke penguar kështu kalimin dhe qarkullimin e qytetarëve. Aksioni po zhvillohet nga Jugu në Veri. Godinat pa leje janë prishur, ndërsa të tjera janë vendosur që t'i kalojnë në pronësi shtetit. Të paktën ky ishte rasti i një pallati pa leje që u konfiskua në Vlorë./ZËRI

Poll

MOS HUMB