Politikë

"Mandati i takon Lapaj", djali i Ana Dajkos reagon për herë të parë! Zbulon "skemën" me dorëheqjet nga lista e mbyllur

Por, Dajko nuk ka bërë ende një reagim në lidhje me mandatin e deputetit, ndërkohë që djali i saj ka deklaruar për “Euroneës” se ky mandat i takon Lapajt, si më i votuari i listës zgjedhore.

zh.ll
"Mandati i takon Lapaj", djali i Ana Dajkos reagon për herë
Foto ilustruese: Shabani-Lapaj

TIRANË- Përplasja publike për mandatin e vetëm të fituar nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit, sa vjen e përshkallëzohet edhe më shumë, ku përveç dy protagonistëve në skenë janë futur edhe persona të tjerë. Lidhur me këtë çështje, reagimi i radhës ka ardhur nga djali i Ana Dajkos, e shihet si “shpresa e fundit” e Lapajt.

Por, Dajko nuk ka bërë ende një reagim në lidhje me mandatin e deputetit, ndërkohë që djali i saj ka deklaruar për “Euroneës” se ky mandat i takon Lapajt, si më i votuari i listës zgjedhore. Ai thotë se nëna e tij dhe 45 kandidatët e tjerë kanë dhënë dorëheqjen dhe çdo vendim i mëtejshëm i takon kryesisë së Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”.

“Mandati i koalicionit ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ i takon zotit Adriatik Lapaj dhe Lëvizjes Shqipëria Bëhet, si më i votuari në listën zgjedhore. Ime më, Ana Dajko, ashtu si 45 kandidatë të tjerë në listën e mbyllur, ka dhënë dorëheqjen nga kandidimi përpara shpalljes së rezultateve. Pas zhvillimeve të fundit, çdo vendim i mëtejshëm i takon kryesisë së Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’,”  u shpreh ai.

Fiktivisht mandati i Tiranës i përket 60-vjeçares Ana Dajko, e njohur si tezja e Adriatik Lapaj, pasi është e para në listën e Tiranës. 

Kujtojmë që "kriza" në koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” nisi pasi daja i Endri Shabanit, Zeqir Kordhoni nuk pranoi të dorëhiqet dhe i shkroi KQZ që kërkon të marrë mandatin e deputetit në rast se atij i vjen radha, edhe pse pozicionohet i nënti në listën e mbyllur të koalicionit "Nisma Shqipëria Bëhet". Kjo solli edhe një përplasje në distancë mes Lapajt dhe Shabanit. Nga lista, Lapaj kërkon mandatin me pretendimin se mori në Tiranë 6500 vota, ndërsa Shabani 2 900 të tilla. Por duket se palët nuk kanë rënë dakord duke nisur një debat publik që do të zgjidhet vetëm në KQZ./ZËRI/

Poll

MOS HUMB