Politikë

Erion Braçe “denoncon” zaptimin e trotuarit nga kulla “The One”: Liro rrugën o trim!!!

Prej 3 vitesh po ndërtohet kulla “The One”, me pronar vëllezërit Alban, Andi dhe Olsi Efthimi.

k.m.
Erion Braçe “denoncon” zaptimin e trotuarit nga kulla
Erion Braçe

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe duket se është ende në terren dhe vijon me denoncimin e zaptimit të hapësirave publike nga biznese dhe qytetarë. Në një postim të fundit, Braçe denoncoi zaptimin e trotuarit në mes të ish-Bllokut, ku prej 3 vitesh po ndërtohet kulla “The One”, me pronar vëllezërit Alban, Andi dhe Olsi Efthimi. Në një postim në rrjetet e tij sociale, Braçe shkruan se ndërtimi i kullës ka bllokuar të gjithë trotuarin, rrugën dhe lëvizjen, madje i ka bërë edhe një thirrje. Publikisht deputeti i kërkon që të lirojë rrugën duke i marrë shembullin e një ndërtuesi tjetër që respekton hapësirën publike. 

"Mu në mes të bllokut, dita e dytë por viti i tretë marrë trotuar, pemë, rrugë, parkim, liri lëvizje! Por shihni ama; janë në të njëjtën rrugë, 20 metra larg nga njëri-tjetri, por i dyti e ka lënë të lirë trotuarin! Dhe e shihni pse? Sepse ndërtimi ka dalë mbi një metër nga linja e pallateve, një metër përpara, një metër më shumë! Të jetë leja kështu? Do jetë tmerr! Nejse, liro trotuarin, pemët, rrugën, parkimin oooo trim, liroje se nuk janë të tuat!!,"-shkruan Braçe në postimin e tij, të cilin e ka shoqëruar me shumë foto si "dëshmi".

Erion Braçe “denoncon” zaptimin e trotuarit nga kulla

Braçe kishte qenë edhe më 19 korrik në Bllok, në një tjetër zonë ku po ndërton kompania, ku sërish konstatoi të njëjtën situatë. Edhe pak ditë më parëë, socialisti kërkoi zbatimin e aksionit për lirimin e hapësirave publike.


"Liroje or ti, LIIIIIIROOOOOJEEEEEEE! Nuk është e jotja! M'u në mes të Bllokut, urdhëroni-trotuar i zënë, rrugë e zënë, madje dhe pemë të rrethuara. Kjo është arroganca dhe dhuna e parashumëve ndaj çdo infrastrukture e hapësire publike; Këta duan të bëjën veç para pa e vrarë mendjen hiç nëse rron i ndryshmi nga këta apo jo. Ndaj them që rregullin në këtë qytet e prishin të fortët, kurrë të dobtit! Tani INUV-i, Policia Bashkiake do vijë ndonjëherë në këto kantiere apo jo? Pa to, çdo gjë është me sikur, jo e vërtetë,"-shkruante Braçe.

Firmat ndërtuese janë “Texas Development” dhe “Daton”, të zotëruar nga vëllezërit Alban, Andi dhe Olsi Efthimi (Eftimi), si dhe Arjan (Orion) Cenalla. Kompanitë kanë marrë leje më 16 qershor 2022 për të ndërtuar një kullë 10 kate.

DOKUMENTI I RREGULLORES SË VEÇANTË:

Erion Braçe “denoncon” zaptimin e trotuarit nga kulla

"LEJE NDËRTIMI PËR OBJEKTIN: GODINE BANIMI DHE SHËRBIMI 8, 9 DHE 10 KAT ME 4 KATE NËNTOKË ME VENDNDODHJE NË RR. VASO PASHA" (BRIGADA 8), BASHKIA TIRANË, ME SUBJEKT ZHVILLUES SHOQËRITE "TEXAS DEVELOPMENT SHLP.K DHE "DATON" SH.P.K."

Por përveç ndërtimit, zaptim i plotë i trotuarit dhe rrugës, nuk është dhënë me "leje". Përkundrazi, qeveria ka ndërmarrë një aksion për prishjen e ndëtimeve pa leje që bllokojnë hapësirat publike./ZËRI

Poll

MOS HUMB