Politikë

“O Muçi, ku ta gjej faturën për rigonin?!"/ Historia e Bardha Nesturajt, dikur garonte me logon e PS për Këshillin e Sarandës

Bardha Nesturaj, tregtarja e njohur nga tregu i Sarandës, e cila për të paktën 2 javët e fundit është kryerfjala e mediave për përplasjen që pati me inspektorin e Tatimeve, në një pikë të jetës së saj kishte menduar që të bëhej pjesë e politikës.

k.m.
“O Muçi, ku ta gjej faturën për rigonin?!"/ Historia
Bardha Nesturaj

TIRANË- "Me gratë dhe kandidatet e Këshillit Bashkiak të Sarandës,"-kështu e ka emëruar një album në rrjetet sociale, ish-deputeti i Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima. Ndër foto të zonjave që 10 vjet më parë garuan për një vend në "parlamentin" e qytetit është edhe "Bardha e Muçit". 

“O Muçi, ku ta gjej faturën për rigonin?!"/ Historia
Bardha Nesturaj

Bardha Nesturaj, tregtarja e njohur nga tregu i Sarandës, e cila për të paktën 2 javët e fundit është kryerfjala e mediave për përplasjen që pati me inspektorin e Tatimeve, në një pikë të jetës së saj kishte menduar që të bëhej pjesë e politikës.

Kështu, bashkë me punën e saj dhe "pasionin" për tregëti, në zgjedhjet lokale të vitit 2015, ajo u kandidua nga Kokëdhima për të qenë pjesë e Bashkisë së Sarandës. Kandidimi i saj erdhi pas këmbënguljes së Koço Kokëdhimës, i cili insistoi që ajo të ishte “zëri” i komunitetit egjiptian në Bashkinë e Sarandës. Kështu si me eksperiencë në politikë, Bardha duket se ka ditur si ta mbrojë veten përballë Muçit, madje duke i kthyer në një sensacion për rrjetin. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Por çfarë qëndron pas këtij episodi viral? 

Në fakt, pas një  fjalie që po lexohet e dëgjohet kudo, është revolta e Bardhës, e cila prej 35 vitesh është tregtare. Ajo u përball pak ditë më parë me inspektor Muçin, ndërsa ky i fundit i kërkoi faturë për rigonin që ajo kishe mbledhur në malet e Sarandës. Por, Bardha dha përgjigjen e saj që mori vëmendjen e të gjithëve.

"Kujt t'ja marr këtë faturë? O Muçi kujt t'ja marr këtë faturë? Prodhuesi është mali, vatja i mblodha në mal. Po ç'a flet mo Muçi!? Ca gjëra janë gjëra të natyrës, ato dihen se s'mund të jenë gjë tjetër tani!,"-ishte fjalia virale e Bardhës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Ndoshta asokohe nuk e fitoi dot mandatin, por ndoshta me zgjedhjet e ardhshme lokale e ka një shans më shumë. Tashmë është personazh i famshëm jo vetëm në Sarandë, por në të gjithë vendin. Megjithatë ka edhe 2 vite kohë që të mendohet...a do t'i bashkohet sërish politikës?/ZËRI

Poll

MOS HUMB