Politikë

Afro 2 orë takim! Rama mblodhi deputetët e Tiranës në selinë rozë, zbulohet fokusi dhe kërkesat e kryesocialistit

Raportohet se në mbledhje kanë qenë edhe përfaqësues të Bashkisë së Tiranës.

zh.ll
Afro 2 orë takim! Rama mblodhi deputetët e Tiranës në
 Edi Rama 

TIRANË- Kryeministri Edi Rama mblodhi këtë të mërkurë deputetët e qarkut të Tiranës në selinë e Partisë Socialiste. Raportohet se në mbledhje kanë qenë edhe përfaqësues të Bashkisë së Tiranës. Në mbledhjen që zgjati rreth 2 orë, burime bëjnë me dije se fokusi ka qenë kryesisht organizimi i partisë dhe detyrat e Bashkisë Tiranë.

Mësohet se kryesocialisti u ka kërkuar deputetëve që të angazhohen më shumë në terren dhe të afrojnë më shumë njerëz pranë PS-së, në mënyrë që të kuptojnë shqetësimet e tyre. 

Takimi i Ramës me socialistët në selinë rozë, vjen një ditë pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste. Mëngjesin e së martës, kryeministri dhe njëherësh kryesocialisti Rama mblodhi Kryesinë, ku u diskutua mbi zgjedhjet brenda partisë, caktimin e datës për Asamblenë e PS-së, si dhe zhvillimet e fundit të lidhura me konfliktin në Lindjen e Mesme dhe pasojat ekonomike që mund të sjellë te ne.

Në mbledhjen që zgjati vetëm 30 minuta, Rama kërkoi nisjen e takimeve me strukturat dhe mbështetësit në terren, si pjesë e një procesi riorganizimi dhe koordinimi të aktivitetit politik në vijim. Sakaq, deputetët do të dalin në terren dhe të zhvillojnë takime me qytetarët, me qëllim për të kuptuar shqetësimet e tyre./ZËRI

Poll

MOS HUMB