Politikë

KQZ ia dha mandatin kushërirës së tij, Lapaj ankohet në KAS: Më takon mua!

Adriatik Lapaj ka listuar edhe njëherë argumentat e tij duke shpjeguar se përse mandati i vetëm si deputet që ka marrë koalicioni ku ai bënte pjesë i takon atij.

k.m.
KQZ ia dha mandatin kushërirës së tij, Lapaj ankohet në KAS:
Adriatik Lapaj

TIRANË- Kreu i "Shqipëria bëhet", Adriatik Lapaj duket se e do mandatin me çdo kusht. Pasi KQZ ia dha mandatin kushërirës së tij, Kleana Xhuveli, Lapaj ka nënshkruar një akimim në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS). Në kërkesën depozituar Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve, Lapaj ka listuar edhe njëherë argumentat e tij duke shpjeguar se përse mandati i vetëm si deputet që ka marrë koalicioni ku ai bënte pjesë i takon atij. Ndër rreshta kujton se kandidatët e listës së mbyllur kanë dhënë dorëheqjen para zgjedhjeve. 

PJESË NGA SHKRESA në KAS: 

Ky koalicion ka marrë 16,520 vota në Qarkun Tiranë, duke fituar një mandat përfaqësimi. Të gjithë kandidatët e listës së mbyllur për këtë qark, kanë paraqitur dorëheqjen nga kandidimi përpara fillimit të numërimit të votave më datë 11 maj 2025. Sa më sipër, në përmbajtje të dorëheqjeve të tyre kandidatët e listës së mbyllur kanë argumentuar se japin dorëheqje nga kandidimi, duke refuzuar të përfaqësojnë një mandat deputeti. Akti juridik i dorëheqjes nga kandidimi është përfundimtar dhe sjell pasoja të menjëhershme në momentin e paraqitjes së tij, duke e përjashtuar kandidatin nga çdo e drejtë për të përfituar mandat. Personat që janë tërhequr nuk janë më subjekte garuese dhe nuk mund të konsiderohen më pjesë e listës zgjedhore, pavarësisht se emri i tyre figuron në listë për shkak të faktit që ajo është e printuar. Sipas nenit 73, pika 4, të Kodit Zgjedhor, lista nuk mund të ndryshohet për efekt të printimit të saj, por kjo nuk e ndalon tërheqjen nga kandidimi dhe as nuk imponon detyrim që kandidati të mbetet në garë. Ligji nuk detyron askënd të marrë pjesë në një procedurë zgjedhore kundër vullnetit të tij, pasi kjo cenon të drejtat dhe liritë kushtetuese të individit. Për analogji sjellim rastin e disa kandidatëve nga listat e hapura të cilët u tërhoqën nga gara, pas miratimit të listave dhe printimit të fletëve të votimit. Në këtë rast KQZ, mori vendim duke i përjashtuar ata nga përfitimi i mandatit edhe në rast se do të ishin votuar. Të njëjtën logjikë kemi ruajtur, kur kërkuam në arsyetimin tonë që KQZ do të duhej të kishte dalë me një vendimarrje, marrë këtu parasysh faktin që kishte edhe një precedent nga Zgjedhjet 2021 "Rasti Tom Doshi" i cili parashtroi dorëheqjen në ditën e zgjedhjeve. 

Kur një institucion si KQZ nuk reagon, ai jo vetëm që minon sigurinë e marrëdhënieve zgjedhore, por edhe kompromenton integritetin e të gjithë procesit zgjedhor, i cili duhet të bazohet në qartësi dhe parashikueshmëri. Në rastin konkret, heshtja e KQZ-së, përtej aspektit të shkeljes ligjore formale, përbën një formë refuzimi të heshtur për të ushtruar funksionin ligjor, duke nxitur një situatë pasigurie dhe paqartësie mbi mënyrën e shpërndarjes së mandatit, mbi vlefshmërinë e akteve të dorëheqjes dhe mbi vetë besueshmërinë e sistemit zgjedhor.

Sa i takon argumentit se nëse një kandidat paraqet një kërkesë për tërheqje nga kandidimi, apo një subjekt paraqet një kërkesë për ndryshime në listën shumemërore pas miratimit përfundimtar nga ana e KQZ-së të listës shumemërore, atëherë kjo kërkesë është absolutisht e pabazuar në ligj, me arsyetimin se "Emrat në listat shumemërore dhe renditja e tyre nuk mund të ndryshohen pas miratimit përfundimtar nga ana e KQZ-së". Nuk qëndron sepse ne nuk kemi depozituar kërkese për rishikimin e listave, por kerkesë per tërheqje nga kandidmi, që ështe vullneti shprehur i kandidatevë pjese e listave të miratuara. (si në rastin e kandidatëve të tërhequr nga lista e hapur, Averdi Syla (Qarku Kukës); dhe Joan Sotir (Qarku Korce). Sa i takon argumentit: "Nga ana tjetër, le të pranojmë për momentin se këta persona/kandidatë nuk e kanë më këtë cilësi që prej datës 11 maj 2025. Nëse do të jetë kështu, atëherë do të ishim përpara faktit se lista shumemërore nuk do të përmbushte kërkesat e Kodit Zgjedhor dhe si e tillë do të refuzohej nga KQZ. Me këtë rast subjekti zgjedhor përkatës nuk do të mund të merrte pjesë në zgjedhje për shkak të mungesës së një liste të vlefshme kandidatësh sipas kërkesave të Kodit Zgjedhor.

"Kriza" në koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet” nisi pasi daja i Endri Shabanit, Zeqir Kordhoni nuk pranoi të dorëhiqet dhe i shkroi KQZ që kërkon të marrë mandatin e deputetit në rast se atij i vjen radha, edhe pse pozicionohet i nënti në listën e mbyllur të koalicionit "Nisma Shqipëria Bëhet". Kjo solli edhe një përplasje në distancë mes Lapajt dhe Shabanit. Nga lista, Lapaj kërkon mandatin me pretendimin se mori në Tiranë 6500 vota, ndërsa Shabani 2 900 të tilla. Por duket se palët nuk kanë rënë dakord duke nisur një debat publik që ende nuk është mbyllur./ZËRI

Dokumenta bashkëngjitur

Poll

MOS HUMB