TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar lidhur me rregullat e reja për drejtuesit e mjeteve, duke theksuar se duhet t'i shërbejnë sigurisë në rrugë dhe jo të jetë një mundësi për përfitime të paligjshme.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Braçe thekson se qëllimi i rregullave duhet të synojë mbrojtjen e drejtuesve të mjeteve, pasagjerëve dhe këmbësorëve. Gjithashtu, Braçe kërkon largimin përfundimtar nga rruga të personave që kapen në mënyrë të përsëritur duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur apo nën efektin e drogës.
Por rregullat sipas Braçes, i takojnë edhe Policisë që t'i zbatojë dhe pa abuzime. Lidhur me këtë, socialisti kujton se në të kaluarën batimi i rregullave është shoqëruar edhe me korrupsion.
Postimi i plotë i Braçes:
RREGULLAT E REJA PER SHOFERET NE RRUGE-NE FUQI;
DUHET TI SHERBEJNE SIGURISE TE TE GJITHEVE!
JO PASURIMIT TE DISAVE, QOFSHIN DHE POLICE!
Qellimi ka qene;
1. Mbrojtja e cilitdo qe perdor rrugen per te levizur, drejtues mjeti privat, drejtues mjeti ne nje sherbim publik, pasagjeri;
2. Mbrojtja e gjithkujt pertej rrugeve-ne trotuar apo kudo, ku mjeti i dtejtuar nga nje i dehur apo i droguar perfundon;
3. Largimi nga rruga te VRASESVE-te gjithe ata qe te dehur e droguar, dakin ne rruge e VRASIN perdorues te rruges apo pertej saj!
NDALOHEN PERJETE KETA TE DALIN NE RRUGE NESE NDALOHEN DY HERE NE KETE GJENDJE;
DY HERE JANE SHUME SI KERCENIM!
DY HERE JANE BOLL PER TE VRARE!
Tani i takon POLICISE SE SHTETIT TE ZBATOJE RREGULLAT;
JO POLICE TE VECANTE NE TE, TE PERFITOJNE PARA GJATE ZBATIMIT TE RREGULLAVE!
Ka ndodhur shpesh qe rregullat deshtojne dhe ka vec nje shkak-perdorimi i rregullave si burim perfitimi te paligjshem!
Pasoja ka qene e qarte:
Siguria ne rruge eshte thyer nga te FALURIT PER PARA dhe ne rruge nuk kane ndodhur thjesht vrasje, por MASAKRA!
Ndryshimet e reja në Kodin Rrugor kanë hyrë në fuqi më 5 gusht, pas miratimit të tyre nga Kuvendi në qershor me 84 vota pro, pa asnjë kundër dhe abstenim. Masat e reja fokusohen veçanërisht te drejtuesit e rinj të mjeteve dhe personat që kapen duke drejtuar automjetin nën efektin e alkoolit, me synim rritjen e sigurisë rrugore.
Një nga masat më të forta është heqja përfundimtare e patentës për shoferët përsëritës që kapen me mbi 0.5 g/l alkool në gjak. Gjobat për shpejtësinë, garat me makina dhe manovrat agresive rriten në 20-60 mijë lekë, ndërsa përdorimi i celularit dy herë brenda një viti sjell pezullimin e patentës për 3 muaj./ZËRI
