
Gazmend Bardhi
TIRANË-Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi është kallëzuar në Gjykatën e Posaçme per shpifje dhe fyerje nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare. Demokrati ka refuzuar pajtimin me KESH. Avokatët e Bardhit refuzuan edhe propozimin e juristëve e avokatëve të KESH për të përgënjeshtruar deklaratat që më pas të tërhiqej kallëzimi.
Çështja do të kalojë për gjykim më 2 prill. KESH paditi Bardhin për shpifje në lidhje me një deklaratë të bërë prej tij në Kuvend mbi përqindjen e humbjes në rrjet të energjisë./ZËRI
Poll