
TIRANË-Kryeministri Edi Rama është shprehur se pa Partinë Socialiste, nuk do të ndodhte kurrë që të arrestuar kurrë personat në pushtet. Rama tha se ka shumë respekt ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani. Kreu i qeverisë përsëriti sërish se ishte ai që ia dha ‘shpatën drejtësisë’ dhe jo Amerika. Sipas tij pa Partinë Socialiste, nuk do të ndodhte kurrë që të arrestuar kurrë personat në pushtet.
Edi Rama: Sa i përket arrestimeve duhet ta dish ti dhe të gjithë, kjo ditë e arrestimeve, hetimeve të personave në pushtet politik, qofshin ministra a kryetar bashkie, nuk do vinte kurrë o ti miku im, pa mua dhe pa PS. Nuk do vinte kurrë se po të vinte do kishte ardhur nga 1912. Deri kur un dhe PS të gjithë bashku bëmë reformën në drejtësi, as ti as yt atë as stërgjyshi që kanë jetuar në këtë vend e u prehtë në paqe kush nuk jeton më, nuk kanë parë asnjë gjë të tillë siç po shohin sot. Pyetja është si ka mundësi që nuk u bë një hetim, si nuk u thirr një njeri në prokurori. Kështu pushkatime e varje në litar me gjykata nga regjimi përkatës ka pasur plot. Po flas për prokurorët e gjykatës të pavarur. Unë dhe skuadra ime vendosëm diçka që se ka bërë askush më parë. Vendosëm t’i dorëzojmë drejtësisë shpatën e ndëshkimit që ka qenë në duart e pushtetit politik duke goditur kë ka pasur oreks të godasë. Këtu ka ndodhur, imagjino të ndodhte sot që të mblidhej këtu posht dritares sime një popull i tërë dhe nga kjo zyrë të jepej urdhër për të qëlluar dhe të qëlloheshin më plumba dhe të vdisnin 4 vetë të pafajshëm, të parrezikshmë. Dhe prokurori, imagjino SPAK të lëshonte urdhra arresti për një numër personash përgjegjës për gjithë procesin dhe unë t’i jepja urdhër Drejtorit të Policisë, hec, nuk arrestohet askush. Me forcën e policisë të merrja në mbrojtje persona që i kërkon SPAK. Kjo ka ndodh në Shqipëri morë miku im jo para 100 vjetësh por shumë pak kohë më parë, para se unë të vija në këtë zyrë. Si shpjegohet kjo që tani duket e pamundur. Na ra nga qielli kjo? Apo e solli Amerika me aeropolan apo Europa me vapor. Këtë e bëri ky që sheh këtu dhe ata që e shkruan dhe e votuan me vullnet të plotë. Altin Dumanin për të cilin kam shumë respekt dhe ia kam shprehur solidaritetin kundër qendërisë që i turret, ka qenë aty prokuror i Republikës, por nuk kanë pasur fuqinë që kanë sot, se shpatën e ndëshkimit e mbante kush rrinte në këtë zyrë more zotëri dhe e përdorte për hesapet e veta.