Politikë

'Jeni heronj'! Rama ndan medalje ari për nxënësit ekselentë: I vetmi moment kur më duket vetja i shkurtër

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë vlerësoi nxënësit për përkushtimin dhe për rezultatet e shkëlqyera në mësime, teksa më tej i inkurajoi për të vazhduar më tej dhe asnjëherë të mos dorëzohen.

F.I
'Jeni heronj'! Rama ndan medalje ari për nxënësit
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot medaljet për nxënësit ekselentë të Shqipërisë. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë bëri batuta me nxënësit teksa ndante medaljet për ta. Rama tha se përballë nxënësve ekselentë është i vetmi moment për të gjatë gjithë vitit ku e ndjen veten më të shkurtër se ata që ka përballë.

“Gjithsesi, meqë ju jeni këtu, do t’ju kërkoj ndjesë për faktin se do të përsëris të njëjtën gjë që më vjen shumë natyrshëm sa herë që kam nderin e veçantë të jem për shkak të detyrës, në këtë ceremoni sepse është një nder i veçantë dhe besojeni këtë, që të të jepet mundësia të kesh të mbledhur brenda 4 mureve të gjithë ajkën e ekselencës dhe të kesh fatin që t’i shohësh në sy të gjithë heronjtë e një kohe kur nuk është e lehtë të jesh hero pozitiv dhe kur hapësira e komunikimit, falë edhe rrjeteve sociale, është e mbushur me heronj negativë. Për këtë arsye, ju jeni heronj për mua! Për këtë arsye ma besoni këtë gjë, ky i dhënies të medaljeve të arta është i vetmi moment gjatë gjithë punës sime në 365 ditë ku mua më duket vetja realisht më i shkurtër se ata që kam përballë, besojeni këtë gjë. Besoni që ju kam zili”, tha Rama.

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë vlerësoi nxënësit për përkushtimin dhe për rezultatet e shkëlqyera në mësime, teksa më tej i inkurajoi për të vazhduar më tej dhe asnjëherë të mos dorëzohen. Ndër të tjera kreu i qeverisë, iu drejtua të rinjve duke i thënë se sot janë në majë falë punës së tyre dhe në vijim do të kenë të tjera maja për të ngjitur. Kryeministri Rama e mbylli fjalën e tij me disa këshilla për gjimnazistët./ZËRI

Poll

MOS HUMB