
TIRANË-Policia e Tiranës ka shoqëruar 7 qytetarë të cilët morën pjesë në protestën e opoztës mbrëmjen e djeshme, duke bolluar për rreth 3 orë akset kryesore në kryeqytet. Ndërkohë janë proceduar penalisht 40 deputetë e përfaqësues të partive politike pjesëmarrëse në protestën e së hënës. Nga hetimet e deritanishme rezulton se deputetë ose përfaqësues të subjekteve politike Partia Demokratike e Shqipërisë, Partia Republikane dhe Partia e Lirisë iu kanë bërë thirrje tubuesve, që së bashku me ta, të bllokonin akset rrugore, në mënyrë që mos të kishte lëvizje të mjeteve. Tubuesit kanë kundërshtuar forcërisht punonjësit e Policisë në detyrë, si dhe nuk iu janë bindur urdhrave të tyre, për lirim të akseve rrugore.
Deputetët e proceduar penalisht
1- Flamur Noka
2- Xhelal Mziu
3- Albana Vokshi
4- Oerd Bylykbashi
5- Flamur Hoxha
6- Petrit Doda
7- Agron Gjekmarkaj
8- Elda Hoti
9- Gazment Bardhi
10- Lefter Gështenja
11- Saimir Korreshi
12- Erisa Xhixho
13- Ina Zhupa
14- Ludovik Hasani
Ndërkohë mes përfaqësuesve të opozitës në hetim janë dhe Çlirim Gjata, Lefter Maliqi, Tedi Blushi, Luçiano Boçi
Njoftimi i policisë:
Në lidhje me tubimet e organizuara ditën e djeshme, nga përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë, në disa akse rrugore dhe pika lidhëse të kryeqytetit, informojmë se Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe komisariatet në varësi të saj kanë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale, për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve që kryen paligjshmëri gjatë tubimeve. Në përfundim të këtyre veprimeve:
-U arrestuan në flagrancë shtetasit R. B., 27 vjeç, A. H., 21 vjeç, J. Ç., 27 vjeç, A. C., 25 vjeç, G. S., 55 vjeç, V. Gj., 59 vjeç dhe Ç. K., 31 vjeç, si dhe u proceduan penalisht, në gjendje të lirë, 21 shtetas, për veprat penale "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit", "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik" dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”;
-U proceduan penalisht, në gjendje të lirë, shtetasit F. N., A. Q., Ç. Gj., I. K., A. M., Xh. M., T. A., A. P., E. E., L. H., I. K., S. J., A. K., A. V., O. B., F. H., A. U., P. D., A. Gj., E. H., L. M., R. L., G. S., D. M., Sh. M., A. M., A. M., A. K., A. A., M. G., A. H., T. B., A. P., G. B., L. B., F. M., L. G., S. K., E. Xh. dhe I. Zh., me detyra deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe/ose përfaqësues të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Partisë Republikane ose Partisë së Lirisë, për veprat penale "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit", "Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme", "Mosbindja ndaj urdhrave të punonjësit të rendit publik", "Prishja e rendit dhe e qetësisë publike" dhe "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik".
Nga hetimet e deritanishme rezulton se gjatë tubimeve të organizuara ditën e djeshme, deputetë ose përfaqësues të subjekteve politike Partia Demokratike e Shqipërisë, Partia Republikane dhe Partia e Lirisë iu kanë bërë thirrje tubuesve, që së bashku me ta, të bllokonin akset rrugore, në mënyrë që mos të kishte lëvizje të mjeteve. Tubuesit kanë kundërshtuar forcërisht punonjësit e Policisë në detyrë, si dhe nuk iu janë bindur urdhrave të tyre, për lirim të akseve rrugore. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Pesë akset kryesore të Tiranës u bllokuan për rreth tre orë, pas tubimit të organizuar nga opozita një ditë më parë (23 dhjetor). Protesta u shoqërua me tensione dhe përplasje mes efektivëve të policisë dhe protestuesve. Përplasje fizike pati edhe mes deputetëve dhe forcave policore, ku deputeti Flamur Noka qëlloi e shtyu shefin e komisariatit nr.1, Robert Losha. Një incident ndodhi edhe me deputetin Xhelal Mziu i cili u shfaq me dorën e gjakosur, duke pretenduar se një polic e gjuajti me skafandë.
Ndërkohë nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj humbi ndjenjat gjatë protestës. Gjekmarkaj para ngjarjes deklaroi se është dhunuar nga policia gjatë protestës. Ai theksoi se policët e kanë përplasur dhe goditur me shkelma edhe pse e dinin që ishte deputet pasi ai u është prezantuar si i tillë. Më pas ai është tranportuar drejt spitalit të Traumës./ZËRI