Politikë

Fredi Beleri kërkesë SPAK: Kam kallëzuar Olta Xhaçkën, a keni nisur hetim ndaj saj

Në kërkesën e tij drejtuar SPAK, Beleri kërkon që të njoftohet në lidhje me statusin e hetimeve ndaj këtyre dy personave dhe arsyet pse ata nuk janë përfshirë ende në procesin gjyqësor.

F.I
Fredi Beleri kërkesë SPAK: Kam kallëzuar Olta
Olta Xhaçka, Artan Gaçi dhe Fredi Beleri

TIRANË-Eurodeputeti Fredi Beleri i është drejtuar Prokurorisë së Posaçme SPAK me një kërkesë për informacion në lidhje me padinë e bërë nga ai ndaj kryebashkiakut të kohës në Himarë Jorgo Goro, deputetes së PS, Olta Xhaçka, bashkëshortit të saj, Artan Gaçi dhe disa personave të tjerë, për grabitjen e pronave në Himarë.

Sipas kërkesës së tij, nga burimet e hapura ai ka mësuar se SPAK ka dërguar në gjyq Jorgo Goron dhe disa individë të tjerë, por ka theksuar se nuk ka asnjë informacion për dy të pandehurit e tjerë, deputeten Olta Xhaçka dhe bashkëshortin e saj Artan Gaçin. Në kërkesën e tij drejtuar SPAK, Beleri kërkon që të njoftohet në lidhje me statusin e hetimeve ndaj këtyre dy personave dhe arsyet pse ata nuk janë përfshirë ende në procesin gjyqësor.

Fredi Beleri kërkesë SPAK: Kam kallëzuar Olta
Kërkesa

Dosja në fjalë lidhet me dhënien e një prone e cila sipas Belerit është tjetërsuar dhe më pas i është shitur Artan Gaçit, bashkëshortit të ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka. Beleri akuzon në kallëzimin e tij, kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro, Artan Gaçin dhe ZRVPP Vlorë për falsifikimin që i dha 5512 metra katrorë tokë, familjes Foto Pavllo Mëhilli. Kjo pronë e cila është tokë truall, u regjistrua në ATMP si tokë bujqësore dhe më pas iu shit Artan Gaçit. Beleri që është edhe kallëzuesi për këtë çështje akuzon kryebashkiakun Jorgo Goro se ka vendosur një parcelë në një hartë që nuk ekzistonte duke shtuar se edhe numri i pasurisë nuk ekzistonte./ZËRI

Poll

MOS HUMB