
TIRANË-Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj pasi ka kryer të gjithë ekzaminimet ka dalë nga spitali. Gjekmarkaj, i cili humbi ndjenjat gjatë protestës së opozitës mbrëmjen e djeshme kaloi natën në QSUT. Deputeti dhe nënkryetari i Partisë Demokratike ka reaguar përmes një deklarate publike pas daljes nga spitali. Gjekmarkaj ka hedhur poshtë akuzat ndaj policisë së shtetit, duke e cilësuar sjelljen e tyre gjatë protestës si brutale dhe të motivuar politikisht.
Demokrati ka treguar se si ka ndodhur ngjarja, ku sipas tij së bashku me shoqëruesin u rrethuan nga një grup i madh policësh. Gjekmarkaj shton se oficerët e policisë e kanë shtyrë brutalisht, duke e ngritur gati në ajë. Nënkryetari i PD hedh poshtë deklaratën e Policisë së Shtetit, duke sqaruar se sapo doli nga turma ka humbur ndjenjat, jo si pasojë e problemeve të shëndetit por si pasoje e veprimeve të policisë.
“Policia e Shtetit ka përgënjeshtron si tërësisht të pavërtetë deklaratën në media të z. Sali Berisha, ku pretendoi se deputeti Agron Gjekmarkaj është goditur nga punonjësit e Policisë. Deputeti Gjekmarkaj nuk është goditur nga asnjë punonjës policie, por, nga të dhënat e para, rezulton se ai nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore dhe është larguar nga protesta”, theksoi policia në një reagim për mediat.
Deklarata e Agron Gjekmarkajt:
Nuk do të kisha reaguar persa ndodhi dje me mua në proteste nëse policia e shtetit nuk do me fyente se dyti me deklaraten e vet publike e dizinformuese! Nuk e pelqej as e kerkoj viktimizimin! Madje kurrë në jeten time nuk kam kerkuar as nxitur ballafaqime fizike! Nuk kam sulmuar asnjeherë askënd! Dje thjesht jam mbrojtur. I gjindur para një makine të vogel bashkë me shoqeruesin tim, punonjes i gardes, i cili u keqtrajtua gjithashtu ndonese u tregoi edhe dokumentin identifikues, u rrethova nga një grup i madh policesh! Ju thashe mos me prekni, jam Agron Gjekmarkaj, Nen Kryetari i Kuvendit të Republikes , deputet, pedagog Universiteti me butesi gati me humor, nuk shquhem per force fizike nuk bëj palester, ndaj bëni kujdes! Me shtynë brutalisht, me shume forcë, thyen e edhe pasqyren e vetures duke me ngritur gati në ajer mua ! Me terhoqi shoqeruesi me shumë mundim dhe një djale nga Lezha permes policeve teksa ndieja frymarrjen qe po me ngadalesohej! Sapo dola nga turma e policeve duke me terhequr te tjeret humba ndjenjat! Nuk u ndieva keq se kisha probleme me shendetin por si pasoje e veprimeve të policisë! Nuk u largova nga protesta se desha të largohem, por me detyruan, nuk u largova për të shkuar në kafe apo shtepi por në spital!
Me ka mbetur në kujtesë egersia në shikim e dy tre oficerve të policisë, zelli i tyre si dikur motit kur arrestoheshin deputet e opozites në 1946 , u dukej e padrejte që dikush guxon të protestojë kunder pushtetit të tyrë se ata e shohin pushtetin si gjënë e tyre, pse jo edhe si instrument dhune! Gjithsesi ata nuk mund të shtynin një deputet në atë menyrë pa një urdher politik! Perfitoj nga ky rast i trishtë të falenderoj të gjithë ata që mu gjinden pranë , protestuesit , demokratet e qytetaret e Lezhes, drejtuesit dhe deputetet e PD , mjeket e spitalit ushtarak dhe ata të QSUT për ekzaminimet dhe sherbimin, falenderoj qendra miq e të njohur nga vendi e Bota per atë lum mesazhesh që kam marrë prej tyre ënde në pamundesi për tu kthyer pergjigje individualisht! Shpreh keqaerdhje të thellë për të gjithë të lenduarit e të ndaluarit të cilet perpiqen per një Shqiperi më të mirë që nuk e moren vemendjen që mora unë! Ne nuk kemi frikë!
Pesë akset kryesore të Tiranës u bllokuan për rreth tre orë, pas tubimit të organizuar nga opozita një ditë më parë (23 dhjetor). Protesta u shoqërua me tensione dhe përplasje mes efektivëve të policisë dhe protestuesve. Përplasje fizike pati edhe mes deputetëve dhe forcave policore, ku deputeti Flamur Noka qëlloi e shtyu shefin e komisariatit nr.1, Robert Losha. Një incident ndodhi edhe me deputetin Xhelal Mziu i cili u shfaq me dorën e gjakosur, duke pretenduar se një polic e gjuajti me skafandë.Ndërkohë nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj humbi ndjenjat gjatë protestës. Gjekmarkaj para ngjarjes deklaroi se është dhunuar nga policia gjatë protestës./ZËRI