Politikë

Ish-ministri i PS, Bushati kundër Ramës: As Irani, as algoritmet, shqiptarët janë të revoltuar nga trajtimi i atdheut si plaçkë

Ish-ministri deklaron se ky është një moment që kërkon reflektim të thellë, urtësi dhe përgjegjësi.

F.I
Ish-ministri i PS, Bushati kundër Ramës: As Irani, as algoritmet,
Ditmir Bushati

TIRANË-Ish-Ministri i Jashtëm socialist, Ditmir Bishati u ka dalë sërish në krah protestuesve. Bushati duke ndarë pamje nga dita e 21 e protestës së qytetarëve, është distancuar nga deklaratat e kryeministrit Edi Rama për ndikime të huaja apo manipulime përmes rrjeteve sociale. Bushati thekson se protestuesit “nuk janë të nxitur nga Irani, as nga algoritmet”, por janë "shqiptarë të revoltuar nga trajtimi i atdheut si plaçkë”. Ish-ministri deklaron se ky është një moment që kërkon reflektim të thellë, urtësi dhe përgjegjësi.

Ditmir BushatiNuk janë të nxitur nga Irani, as nga algoritmet, e aq më pak të humbur në qëllimet e tyre. Janë shqiptarë të revoltuar nga trajtimi i atdheut si plaçkë. Të vetëdijësuar për pasojat e aleancës së dëmshme mes politikës, oligarkisë, medias dhe krimit të organizuar. Janë qytetarë që besojnë se Shqipëria meriton më shumë: më shumë drejtësi, më shumë dinjitet, më shumë shpresë dhe më shumë mundësi për të gjithë. Çdo ditë që kalon e forcon bindjen se Shqipëria e Re nuk është thjesht një aspiratë, por një kapitull i pashmangshëm që duhet përqafuar. Ky është një moment që kërkon reflektim të thellë, urtësi dhe përgjegjësi.

Edhe më herët ish-ministri dhe dhe ish-drejtuesi politik i qarkut Shkodër, Ditmir Bushati ka mbështetur protestuesit, teksa i ka cilësuar tubimet si “protestat e dinjitetit”. Sipas Bushatit, Partia Socialiste duhet të reflektojë mbi situatën politike në vend dhe të kërkojë ndjesë për gabimet e bëra gjatë qeverisjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB