TIRANË-Projektligji i Partisë Socialiste për hartën e re territoriale, me votimin në parim nga Komisioni i Ligjeve, tashmë kalon seancës plenare të 8 tetorit. Drafti i cili parashikon bashkimin e 15 bashkive, duke e ulur numrin e tyre nga 61 në 46 bashki, një ndryshim tjetër bëhet edhe në numrin e qyteteve, duke e çuar 77 qytete.
Komisioni ka miratuar propozimet e socialistit Ermal Pacaj për t’u dhënë statusin e qytetit disa zonave të tjera. Konkretisht, në qarkun e Shkodrës, në Bashkinë Malësi e Madhe, Kastrati do të marrë statusin e qytetit, ndërsa në Bashkinë Vau i Dejës, statusin e qytetit do ta marrë edhe Bushati.
Po ashtu ndryshime ka edhe në qarkun e Dibrës, ku në Bashkinë Mat, e cila me hartën e re përfshin edhe Klosin, propozohet që statusin e qytetit ta marrë edhe Ulza. Në Bashkinë Bulqizë, Krasta do të marrë gjithashtu statusin e qytetit dhe do t'i shtohet Bulqizës. Ndërkohë edhe Golemi do të marrë statusin e qytetit, ndërsa në qarkun Lezhë shtohet qyteti Milot.
Zonat që marrin statusin e qytetit:
• Kastrati → qytet në Bashkinë Malësi e Madhe
• Bushati → qytet në Bashkinë Vau i Dejës
• Ulza → qytet në Bashkinë Mat
• Krasta → qytet në Bashkinë Bulqizë
• Miloti → qytet në Bashkinë Kurbin
• Golemi → qytet në Bashkinë Kavajë