
FIER-Sot në pallatin e sportit “Farie Hoti” nis rinumërimi i plotë të 587 kutive të votimit në qarkun Fier. Procesi mund të ndryshojë përbërjen e deputetëve në Kuvend. Diferencat mes kandidatëve të Partisë Socialiste janë të ngushta dhe në rast ndryshimesh pas rinumërimit ato mund të ndikojnë në renditjen e tyre në listë.
Në zgjedhjet e 11 majit, në Fier u ndanë 16 mandate: 12 për Partinë Socialiste dhe 4 për Partinë Demokratike. Azmer Duleviç nga 'Nisma Shqipëria Bëhet' i duhen 519 vota për të marrë mandatin e 16-të në Fier. Në këtë rast PS mund të humbasë një mandat, dhe jashtë parlamentit do të mbetej Zegjine Çaushi.
Çaushi rrezikon mandatin jo vetëm nga jashtë partisë, por edhe brenda PS-së, pasi fitoi me vetëm 64 vota më shumë se rivalja e saj brenda partisë, Maldrita Bardhos.
Deputetët e zgjedhur nga Partia Socialiste në Fier:
Belinda Balluku
Petrit Malaj
Kiduina Zaka
Erjo Mile
Ana Nako
Nga lista e hapur:
Ceno Klosi – 15,182 vota
Klevis Jahaj – 12,289 vota
Asfloral Haxhiu – 11,524 vota
Antoneta Dhima – 6,460 vota
Elton Korreshi – 5,889 vota
Zegjine Çaushi – 3,835 vota
Dhimitër Kruti – 3,608 vota
Deputetët e zgjedhur nga koalicioni PD-ASM:
Gazment Bardhi
Luan Baçi
Brunilda Haxhiu
Saimir Korreshi
Pas rinumërimit të Fierit edhe për Durrësin, 360 QV nga ku 85 janë të diasporës do t’i nënshtrohen procesit të rinumërimit. /ZËRI