Politikë

“Çfarë komandant i leshit more”, Rama nxjerr dokumentin për Dritan Goxhaj: Manipulator

Rama e ka quajtur Goxhajn manipulator duke theksuar se nuk hedh një pikë balte mbi flamurin e UÇK-së.

F.I
“Çfarë komandant i leshit more”, Rama nxjerr dokumentin
Edi Rama dhe Dritan Goxhaj

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka reaguar me anë të një porstimi në rrjet edhe ndaj Dritan Goxhajt, një prej figurave të përmendura si organizator i protestës së fundit. Goxhaj një ditë më parë nga protesta e 23 e mbajtur në Tiranë, parashtroi 5 kërkesat e plota drejtuar qeverisë me në krye kryeministrit Edi Rama, ku mes të cilave kërohet dorëheqja e kryeministrit, krijimi i një qeverie teknike 12-mujore, ndryshime kushtetuese dhe zgjedhore, si dhe shfuqizimi i disa ligjeve dhe paketave që, sipas tyre, cenojnë interesin publik.

Rama duke publikuar një dokument që, sipas tij, i përket UÇK-së dhe hedh dritë mbi një episod të vitit 1999 e ka quajtur Goxhajn manipulator duke theksuar se nuk hedh një pikë balte mbi flamurin e UÇK-së.

Në dokumentin e UÇK-së të tregohet se si më 14 prill 1999, në qendrën stërvitore të UÇK-së në Helshan mbërritën si vullnetarë katër oficerë të Ushtrisë Shqiptare, Arqile Mandro, Ermir Begaj, Driton Çyrmishaj dhe Agim Sallaku. Sipas dokumentit, kur është pyetur nëse do të qëndrojë në luftën e Kosovës, Goxhaj është përgjigjur: “Nuk më ka marrë koka erë, si im atë, të vij në luftën e Kosovës.”

Rama për Dritan Goxhajn:

Po mos bre mos ja kajni nanën krejt, çfarë komandant i leshit more”… Këto ishin fjalët e një burri me disa të vrarë në familje, që i revoltuar me hosanatë e mbrojtësve të këtij tipit, më çoi dokumentin bashkëngjitur sot në sabah.

Ndërsa këto janë fjalët e mia: Ej, trima, jo për një manipulator gjysëm taleban e gjysëm mitoman, po për krejt botën sikur të ma falin, nuk e hedh një pikë balte unë mbi flamurin e UÇK-së Dhe kush bën shaka me ndërhyrjen agresive të Iranit në këtë protestë, do ndihet shumë i turpëruar kur e vërteta të dalë në shesh, pasi e tërë kjo mjegull histerie digjitale të shpërndahet.

Poll

MOS HUMB