
TIRANË- Ilir Binaj është emëruar Drejtori i ri i Përgjithshëm i Tatimeve. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Ai do të zëvendësojë Ceno Klosin, i cili dha dorëheqjen më 4 qershor të 2024. Ai tashmë ka marrë postin e zëvendësministrit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Ceno Klosi u emërua në krye të Tatimeve me vendim të Këshillit të Ministrave në vitin 2021.

"Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 2 Tetor 2024: Vendimi për emërimin e drejtorit të përgjithshëm të tatimeve: Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 17, të ligjit nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
Vendosi: 1. Z. Ilir Binaj emërohet drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve.2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë!", thuhet në njoftim. /ZËRI