Politikë

"Dyshohet se u përdor AI"/ PROVAT: Biseda në “SkyECC” për Bardhin s'ekziston! U falsifikuan firmat e OPGJ-ve

Pika ku janë vërtetuar janë emrat dhe firmat e oficerëve të Policisë Gjyqësore, Joni Keta dhe Ermal Hasa.

k.m.
"Dyshohet se u përdor AI"/ PROVAT: Biseda në
Gazment Bardhi

TIRANË- Dy dokumente të mbërritura në telefonin e Gazment Bardhit përmes aplikacionit “Signal”, tashmë po hetohen nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. SPAK ka dalë në përfundimin se bisedat janë të falsifikuara duke sqaruar edhe arsyen. Sipas "OraNews", pika ku janë vërtetuar janë emrat dhe firmat e oficerëve të Policisë Gjyqësore, Joni Keta dhe Ermal Hasa.

"Dyshohet se u përdor AI"/ PROVAT: Biseda në
Mesazhet që i shkuan Bardhit

 “...Këqyrja mbyllet këtu, procesverbali pasi lexohet nënshkruhet pa vërejtje.... OFICERI POLICISË GJYQËSORE Joni KETA Ermal HASA...”- është marrë copy-paste nga procesverbali origjinal që mban Nr.561 i cili ndodhet në dosjen “Metamorfoza”, të cilën tashmë SPAK e ka dorëzuar në gjykatë për shqyrtim gjyqësor. Edhe dy firmat e tjera të shënuara në fotografinë e parë të dërguar nga “Mbreti Zog” tek telefoni i Gazmend Bardhit, janë marrë përmes skanimit me programe kompjuterike. Këto dy firma rezultojnë të jenë hedhur nga dy oficerët tek proces-verbalet e sekuestrimit të provave shkresore, gjatë fazës së hetimit të dosjes “Metamorfoza”. Ndërkohë përmbajtja e bisedës dhe kodeve “Sky” që pasqyrohen në proces-verbalin Nr.561 të SPAK është e gjitha e ndryshme me përmbajtjen e bisedës dhe kodeve të dërguara, deputetit Bardhi,”-shkruhet në artikullin e publikuar.

"Dyshohet se u përdor AI"/ PROVAT: Biseda në
Emrat e OPGJ

Për këtë rast, dyshohet se dokumentat janë Prodhuar përmes Inteligjencës Artificiale dhe programeve kompjuterike, duke shënuar kështu herën e parë që AI përdoret për të manipuluar ngjarje të tilla.

Ç'ka ndodhur me Bardhin?

Sipas shkresës që kreu i grupit parlamentar i ka dërguar SPAK, zbulohet se Bardhit i ka shkuar një mesazh në aplikacionin "Signal" nga një numër i paidentifikuar, që mbante emrin "Mbreti Zog". Ky i fundit në bisedat e publikuara, thotë se është Ervis Martinaj që i paguan Gazment Bardhit shumën prej 100 mijë eurove, të cilat deputeti do t'i përdorte në fushatë. Personi nga ana tjetër, që pretendohet të jetë Erigers Mihasi, i thotë se shuma që po i dërgon është shumë e madhe, por 'Martinaj' thotë se këtë e bën si favor për Shkëlzen Berishën. Në dokumentin që është dërguar dhe në emailit e disa mediave në vend, pretendohet gjithashtu se janë emrat e OPGJ-ve që i kanë firmosur, por emrat ishin fshirë. Prej ditësh, Bardhi është shprehur se të interesuar për të fabrikuar, sajuar, shpikur dhe shpërndarë të tillë mesazhe, qëndrojnë persona publikë dhe figura të krimit të organizuar të denoncuar prej tij publikisht dhe në SPAK./ZËRI

Poll

MOS HUMB