Politikë

Ervin Salianji në burg, "karrigia" pret deputetin e ri/ Kuvendi njofton KQZ-në për vakancën

Tani, sipas procedurës, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi do të duhet të njoftojë në një seancë vakancën në Kuvend dhe do të lexojë emrin e radhës në listë që do të zërë vendin e Salianjit.

k.m.
Ervin Salianji në burg, "karrigia" pret deputetin e ri/ Kuvendi
Foto ilustruese

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë njofton Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për vakancën e krijuar në Kuvend pas heqjes së mandatit të Ervis Salianjit, i cili është dënuar me 1 vit burg për "kallëzim të rremë". Tani, sipas procedurës, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi do të duhet të njoftojë në një seancë vakancën në Kuvend dhe do të lexojë emrin e radhës në listë që do të zërë vendin e Salianjit. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, vendin e tij pritet që ta zërë Andrea Mano, i cili mori 5465 vota.

"I nderuar Z. Komisioner Shtetëror i Zgjodhjeve, Kuvendi i Shqipërisë, në bazë të shkronjës "dh" të pikës 2 të nenit 71 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe Rregullores së Kuvendit, Ju njofton mbarimin përpara alatit të mandatit të deputetit të PD-së Ervin Salianji, për shkak të dënimit të tij me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale, njoftuar në seancën plenare të datës 30.9.2024. Sa më sipër, në mbështetje të nenit 164, pika 1, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 "Kodi Zgjedhor Republikës së Shqipërisë", Kuvendi i Shqipërisë ka detyrimin ligjor për të njoftuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për krijimin e vakances,"-shkruhet në dokument. 

Ervin Salianji në burg, "karrigia" pret deputetin e ri/ Kuvendi
SHKRESA

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji mbërriti në burgun e Fierit mbrëmjen e 27 shtatorit, pasi Apeli e shpalli të fajshëm për "kallëzim të rremë" për dosjen ‘Babalja’. Me dënimin e tij, Salianji humb në mënyrë të menjëhershme mandatin e deputetit, për shkak se vendimi i Apelit ekzekutohet pa vonesa, por ashtu siç pritej, politikani demokrat e apeloi vendimin në Gjykatën e Lartë. Por sërish mandatin e ka humbur! Teksa Salianji ndodhet në qeli, Kuvendi i Shqipërisë i ka dërguar një shkresë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku i njofton vakancën. Pritet, që vendin e Salianjit në Kuvend ta zërë ish-kreu i PD-së së Korçës, Andrea Mane. Por në këtë mënyrë merr fund dhe karriera në ngjitje e Salianjit, i cili së fundi ishte caktuar drejtues politik i PD-së për qarkun e Elbasanit. Dënimi e pengon Salianjin që për 5 vitet e ardhshme të ushtrojë detyra publike./ZËRI

Poll

MOS HUMB