Politikë

Denoncimi i PD: Skema 5D edhe në Durrës, miliona euro kompanive për kompanitë e Sakos

Klevis Balliu tha se ka qenë një kontroll i KLSH-së që ka zbuluar këtë skemë korruptive në bashkinë e Durrësit të drejtuar nga Emiriana Sako.

k.m.
Denoncimi i PD: Skema 5D edhe në Durrës, miliona euro kompanive
Klevis Balliu

TIRANË- Koordinatori i rajonit të Tiranës në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, gjatë një deklarate për mediat është shprehur se, skema e korrupsionit ‘5D’ e zbuluar në bashkinë e Tiranës, po përdoret dhe në bashkinë e Durrësit. Në deklaratën e tij për shtyp, Balliu tha se ka qenë një kontroll i KLSH-së që ka zbuluar këtë skemë korruptive në bashkinë e Durrësit të drejtuar nga Emiriana Sako. Sipas tij, të dhënat e Kontrollit të Lartë të Shtetit, pagesat e thesarit dhe sistemi i prokurimeve, tregojnë se Bashkia e Durrësit ka lëvruar dhjetëra milionë euro për disa kompani gjysmë fiktive, që favorizohen nga kryebashkiakja Emirjana Sako.

"Sipas audituesve të KLSH, marrëveshja e ndarjes së punimeve mes dy kompanive në joint venture ka qenë fiktive dhe kjo nuk ishte e rastësishme. Sipas marrëveshjes, Rajli Ndërtim pretendonte se kishte 17.28 për qind të punimeve, ndërsa G.P.G Company 82.72 për qind. Por kjo ndarje ishte bërë pa preventiv çmimesh me qëllim që të mbulonte paaftësinë e Rajlit për të përmbushur kriteret e veçanta. Po kështu sipas KLSH, kjo kompani nuk plotësonte as numrin e kërkuar të punonjësve për të fituar tenderin dhe në këtë tregues dyshohet se ka falsifikuar letrat në bashkëpunim me bashkinë e Durrësit.

Por skema zbulohet e plotë te një fakt tjetër. Paratë e disbursuara nga Bashkia Durrës nuk janë ndarë 17.28 për qind tek Rajli dhe 82.72 për qind tek G.P.G sipas kontratës. Jo! 2 milion euro kanë shkuar të gjitha në llogarinë e Rajli Ndërtim, çka ngre dyshime se G.P.G ishte thjesht një mbulesë për të çuar paratë tek Rajli Ndërtim. Për çdo qokë ka një favor. G.P.G mori në këmbim një kontratë 4 milionë euro nga Emiriana Sako pak muaj më vonë,"-tha Balliu ndër të tjera në fjalën e tij. 

Por kush e drejton "Rajli Ndërtim"?

Kompania Rajli Ndërtim ka mundur të marrë 4.46 milionë euro për 2 tenderat e fundit të shpallur nga Bashkia e Durrësit për riforcimin e pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Në vëzhgimin e Open Corporates, kjo kompani ka mundur të marrë gjithsej  9 milionë euro pagesa nga paratë publike. Nga këto 8 milionë e 700 mijë euro i ka marrë vetëm nga Bashkia e Durrësit, ndërsa 300 mijë eurot e tjetra i ka marrë nga Bashkia e Vorës. Rajli Ndërtim është një kompani e panjohur për publikun e gjerë. Me seli në Durrës, kjo kompani zotërohet nga dy aksionere, që janë Enkelejda Gojashi dhe Lediana Mata. Po sipas "Kapitalit", e para njihet si anëtare e Partisë Socialiste dhe aktiviste e flaktë e Rilindjes, deri në pikën që në të shkuarën ka qenë shpesh dhe anëtare e Komisioneve Zonale të Zgjedhjeve.

Si u dhanë tenderat?

Kapitali.al shkruante në muajin gusht se tenderat e fituar nga kjo kompani, e cila administrohet nga njerëz të lidhur me Partinë Socialiste në Durrës, ka fituar në një prokurorim pa garë, ku shtetit nga vlera totale iu kursyen vetëm 10 mijë euro. Kjo kompani ka si aksionerë Enkelejda Gojashin dhe Lediana Matën. Fondi limit ishte 5.66 milionë euro dhe oferta ishte 5.65 milionë euro. Tenderi i tretë u fitua nga një tjetër kompani, INERTI SHPK e kontrolluar nga Hali dhe Florjan Muja. Në të trija tenderat e bashkisë Durrës garuan vetëm dy kompani, fatlumja “Rajli Ndërtim” dhe INERTI SHPK. Të dyja u shpërblyen!

Denoncimi i PD: Skema 5D edhe në Durrës, miliona euro kompanive
G. P. G. COMPANY

Ndërsa kompania "G. P. G. COMPANY" me bazë në Lushnje, ka marrë 41 kontrata publike duke përfituar gjithsej 33 miliardë lekë. Një prej pronarëve të kompanisë, Paqsor Buzi, në vitin 2019është arrestuar nga policia si i dyshuar për pjesëmarrje në një skemë të mashtrimit me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. Ai u arrestua bashkë me disa biznesmenë të tjerë me akuzat e “krijimit të skemave mashtruese me TVSH”, “falsifikimit” dhe “fshehjes së të ardhurave”. Të gjithë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin u akuzuan në atë kohë se kishin krijuar një skemë me fatura fiktive shitje-blerjesh mes njëri-tjetrit me qëllim përfitimin e TVSH-së nga shteti. Por sërish kanë marrë tendera.

Deklarata e koordinatorit të rajonit të Tiranës, Klevis Balliu:

Skema 5D e Tiranës shtrihet edhe në Durrës.

Prokuroria e Durrësit ka arrestuar 5 punonjës të Bashkisë Rrogozhinë për abuzime me paratë e rindërtimit. Sipas prokurorisë, të arrestuarit kanë vjedhur paratë duke regjistruar stallat e derrave dhe kasollet e lopëve si banesa për t’u dëmshpërblyer.

Pse e theksojmë këtë fakt?

Po të bëni krahasime me bashkinë e Tiranës apo qeverinë qendrore, skema e ‘drejtësisë së rilindur’ është e njëjtë: akuzohen ose arrestohen drejtorët dhe lihen të lirë ideusit dhe përfituesit e skemës. Kështu edhe me rastin e Rrogozhinës, ndërkohë që pak kilometra më tej, në Bashkinë e dytë më të madhe në vend, atë të Durrësit, abuzimet dhe vjedhja me rindërtimin bën aq zhurmë sa beteja e dikurshme mes Cezarit dhe Pompeut në periferi të këtij qyteti.

Të dhënat e Kontrollit të Lartë të Shtetit, pagesat e thesarit dhe sistemi i prokurimeve, tregojnë se Bashkia e Durrësit lëvroi dhjetëra milionë euro për disa kompani gjysmë fiktive, pjesë e oborrit të favoreve të Sakos me kompani.

Kështu:

Më 3 shkurt 2022, Bashkia e Durrësit zhvilloi një tender të mbyllur me vlerë 2.1 milionë euro për rikonstruksionin dhe riparimin e mjediseve të përbashkëta në disa pallate në Rashbull. Fitues u shpall bashkimi i kompanive Rajli Ndërtim dhe G.P.G Company. KLSH thotë se dhënia e kontratës te dy kompanitë e mësipërme ishte në shkelje të ligjit për shkak se Rajli Ndërtim nuk plotësonte kriteret dhe kompanitë nuk kishin përcaktuar përqindjet në marrëveshjen e bashkëpunimit.

Sipas audituesve të KLSH, marrëveshja e ndarjes së punimeve mes dy kompanive në joint venture ka qenë fiktive dhe kjo nuk ishte e rastësishme. Sipas marrëveshjes, Rajli Ndërtim pretendonte se kishte 17.28 për qind të punimeve, ndërsa G.P.G Company 82.72 për qind. Por kjo ndarje ishte bërë pa preventiv çmimesh me qëllim që të mbulonte paaftësinë e Rajlit për të përmbushur kriteret e veçanta. Po kështu sipas KLSH, kjo kompani nuk plotësonte as numrin e kërkuar të punonjësve për të fituar tenderin dhe në këtë tregues dyshohet se ka falsifikuar letrat në bashkëpunim me bashkinë e Durrësit.

Por skema zbulohet e plotë te një fakt tjetër. Paratë e disbursuara nga Bashkia Durrës nuk janë ndarë 17.28 për qind tek Rajli dhe 82.72 për qind tek G.P.G sipas kontratës. Jo! 2 milion euro kanë shkuar të gjitha në llogarinë e Rajli Ndërtim, çka ngre dyshime se G.P.G ishte thjesht një mbulesë për të çuar paratë tek Rajli Ndërtim. Për çdo qokë ka një favor. G.P.G mori në këmbim një kontratë 4 milionë euro nga Emiriana Sako pak muaj më vonë.

Kush është kjo kompani e preferuar e Rilindjes në Durrës?

Rajli Ndërtim është një kompani që zotërohet nga dy aksionerë me bazë në Durrës. Në periudhën nga 1 janari 2019 deri në 31 dhjetor 2023, ajo ka realizuar një xhiro totale prej 8.5 milionë eurosh. Të gjitha kanë ardhur nga një burim i vetëm: Bashkia e Durrësit.

Pjesa dërrmuese kanë ardhur nga tendera me procedurë të mbyllur duke e përligjur këtë me gjendjen e jashtëzakonshme pas tërmetit. Nën ‘gjendjene jashtëzakonshme” Me të njëjtin justifikim, Rajli dhe GPG morën para dy muajsh edhe 4.5 milionë euro të tjera. G.P.G dhe Rajli kanë marrë 20 milionë euro nga Emirjana Sako. Të gjithë me tendera të mbyllur.

Rajli Ndërtim është një kompani nën ombrellën e drejtuesve lokalë të Partisë Socialiste dhe Bashkisë së Durrësit. Rajli është kopertura finciaro-kriminale për të pasuruar drejtuesit lokalë dhe për të vjedhur zgjedhjet. Rajli është 5D e Durrësit dhe prokuroritë lokale apo SPAK nuk mund të hetojnë kasollet e Rrogozhinës apo të Galigatit por masakrën me fondet e rindërtimit. Çdo gjysme-hetim është hedhje hi syve dhe një tallje e madhe me paratë publike që paguajnë rrogat e larta dhe benefitet e shumta të SPAK./ZËRI

Poll

MOS HUMB