Politikë

Mesazhet "Martinaj-Mihasi", Gazment Bardhi thirret në SPAK

Bardhi bëri kallëzim në SPAK për akuzën e shantazhit dhe falsifikimit ndaj funksionarëve publikë

E.K
Mesazhet "Martinaj-Mihasi", Gazment Bardhi thirret në SPAK
GAZMENT BARDHI

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është thirrur në Prokurorinë e Posaçme me Anti-Korrupsion pas denoncimit për mesazhet kërcënuese me emrin e Ervis Martinajt. 

“Siç e dini të hënën kam bërë publike një akt intimidues ndaj meje me dokumente të sajuara dhe që nuk ekzistojnë. SPAK është vënë në lëvizje që atë ditë, kam shprehur gatishmërinë për ti vendosur në dispozicion telefonin tim, do të paraqitem për këtë veprim hetimor të nevojshëm”, tha Bardhi.

Në një denoncim të bërë në datën 30 Shtator, Bardhi ka thënë se këto mesazhe i kanë shkuar në aplikacionin “Signal” nga një përdorues me emrin “Mbreti Zog”, ku përmenden personazhe të botës së krimit.

Deputeti demokrat ka informuar Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion në lidhje me këtë rast, duke i kërkuar që të hetojë mesazhet e mbërritura më datë 28 Shtator në aplikacionin Signal.

Në letrën e tij, ku ka vënë në dijeni dhe ambasadat e SHBA, BE-së dhe Britanisë së Madhe, Gazment Bardhi thotë se pas kësaj ngjarje të fabrikuar persona publikë dhe figura të krimit të organizuar të denoncuar prej tij publikisht dhe në SPAK.

 

Poll

MOS HUMB