Politikë

KAOS dhe ZJARR në Kuvend, përjashtohen për 2 muaj Bardhi, Nallbati dhe Noka (DËNIMET)

Sekretariati i Etikës pas 3 orësh mbledhje vendosi të përjashtojë deputetët e Partisë Demokratike, Gazment, Bardhi Flamur Noka dhe Bledion Nallbati për 2 muaj nga seancat plenare.

I.F
KAOS dhe ZJARR në Kuvend, përjashtohen për 2 muaj Bardhi,
Zjarri në Kuvend

TIRANË- Sekretariati i Etikës pas 3 orësh mbledhje vendosi të përjashtojë deputetët e Partisë Demokratike, Gazment, Bardhi Flamur Noka dhe Bledion Nallbati për 2 muaj (60 ditë)nga seancat plenare. Ky ishte ndëshkimi më i rëndë që socialistët dhanë për kolegët e tyre. Më të lehtë e ka dënimin Edi Paloka, i cili është përjashtuar për vetëm 10 ditë.

Ndërkohë Saimir Korreshi, Lefter Geshtenja, Luan Baçi, Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Ramadan Lika, Asllan Dogjani, Qani Xhafa, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Lodovik Hasani, Kasem Mahmutaj, Edmond Spaho u përjashtuan për 40 ditë nga seancat.

Gjithashtu edhe në mbledhjen e sotme të Sekretariatit të Etikës kanë ndodhur incidente.

Deputeti i PD Flamur Noka ka shkulur mikrofonin nga tavolina kryetares Klotilda Bushka, duke mos e lejuar atë të fliste. Ky vendim vjen pasi Partia Socialiste kërkkoi marrjen e masës disiplinore ndaj 24 deputetëve të PD, pas dhunës së ndodhur në Kuvend dhe djegies së karrikëve, të cilat do t’iu faturohen deputetëve të opozitës. Pas arrestimit të deputetit Ervin Salianji, opozita nisi aksionin kundër maxhorancës, duke paralajëmruar protestë (e cila do mbahet në datë 8 tetor) dhe mosbindje civile.

Por aksioni nisi të hënën nga Kuvend me opozitën që shkaktoi kaos e tensione, duke bllokuar fillimisht Foltoren. Pas kësaj, deputetët e opozitës dolën jashtë sallës së Kuvendit, duke nxjerrë në oborr edhe të gjitha karriget e tyre, të cilave iu vendosën flakën. Deputeti Flamur Noka shkuli një nga mikrofonat në Kuvend dhe ky veprim e detyroi kryeparlamentaren Spiropali që ta përjashtonte nga seanca. Noka paralajmëroi se e njëjta situatë do të jetë në çdo seancë plenare. Por tashmë, si Noka e Bardhi, edhe 22 deputetët e tjerë janë të përjashtuar./ZËRI

Poll

MOS HUMB