Politikë

2 muaj i përjashtuar nga Kuvend, Bardhi-Ramës: Përballë do na kesh! Provove se je frikacak

Gazment Bardhi me disa statuse në rrjetin "X" i është drejtuar kryeministrit Edi Rama. K

k.m.
2 muaj i përjashtuar nga Kuvend, Bardhi-Ramës: Përballë do
Gazment Bardhi

TIRANË- Masa të rënda ndëshkimore janë marrë për deputetët e opozitës, të cilët shkulën mikrofonat dhe dogjën karriget e Kuvendit të Shqipërisë. Për përjashtimin e tij 2-mujor nga seancat në Kuvend, një reagim ka ardhur nga kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi. Ky i fundit me disa statuse në rrjetin "X" i është drejtuar kryeministrit Edi Rama. Këtij të fundit, Bardhi i shkruan se opozitën do ta ketë gjithmonë përballë, në Kuvend ose jo.

Gazment Bardhi: Këta të fusin në burg pa ligj e prova, jo më mos të të përjashtojnë nga Kuvendi pa ligj e prova. Përjashtimi i opozitës për muaj nga Kuvendi, provon sesa i vogël e frikacak është Edi Rama! Përballë do na kesh, brenda apo jashtë Kuvendit! Asaj salle krimi i ke vënë zjarrin! Fshihu e shmangu sa të duash, përjashto, burgos e përndjek sa të duash, fatin tënd nuk e ndryshon dot! Atë ta ka përcaktuar shumica dërrmuese e shqiptarëve që përbuzin ngritjen e krimit të organizuar në qeverisje dhe shndërrimin e institucioneve në banda kundër opozitës.

Pas arrestimit të deputetit Ervin Salianji, opozita nisi aksionin kundër maxhorancës, duke paralajmëruar protestë (e cila do mbahet në datë 8 tetor) dhe mosbindje civile. Por aksioni nisi të hënën nga Kuvend me opozitën që shkaktoi kaos e tensione, duke bllokuar fillimisht Foltoren. Pas kësaj, deputetët e opozitës dolën jashtë sallës së Kuvendit, duke nxjerrë në oborr edhe të gjitha karriget e tyre, të cilave iu vendosën flakën. Deputeti Flamur Noka shkuli një nga mikrofonat në Kuvend dhe ky veprim e detyroi kryeparlamentaren Spiropali që ta përjashtonte nga seanca. Noka paralajmëroi se e njëjta situatë do të jetë në çdo seancë plenare. Por tashmë, si Noka e Bardhi, edhe 22 deputetët e tjerë janë të përjashtuar. Dënimin më të ulët e ka Edi Paloka, me10 ditë përjashtim. Përveç kësaj mase, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka dërguar emrat e deputetëve në SPAK, ku i akuzojnë për disa vepra penale./ZËRI

Poll

MOS HUMB