Politikë

'Jemi me Sali Berishën', Rama ndan videon e protestuesit: E duan Shqipërinë shesh për horrllëk e pisllëk

Në videon e ndarë në rrjete shihet një bashkim i deklaratave të Gashit edhe më herët kur lëvdonte kreun e Partisë Demokratike Sali Berishën.

F.I
'Jemi me Sali Berishën', Rama ndan videon e protestuesit: E duan
Edi Rama dhe Shpend Gashi

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjete sociale lidhur me protestën në Tiranë e cila sot shënon ditën 31. Kreu i qeverisë ka ndarë një video të moderatorit dhe aktivistit Shpend Gashi të realizuar ditën e sotme, i cili iu kërkon llogari qytetarëve që nuk iu bashkuan akteve të dhunës të protestuesve para Parlamentit. Në videon e ndarë në rrjete shihet një bashkim i deklaratave të Gashit edhe më herët kur lëvdonte kreun e Partisë Demokratike Sali Berishën.

“Flamingot dhe sorrat me korbat i ndan pikërisht kjo, të parët duan që Shqipëria të jetë më e mirë, më e drejtë, më e pastër, ndërsa të dytët e duan Shqipërinë shesh për horrllëk, dhunë, pisllëk… Flamingot do ta kenë atë që kërkojnë, kurse dështakëzemërakët e kores së zezë të kësaj proteste, do marrin atë që meritojnë sorrat dhe korbat…”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Poll

MOS HUMB