TIRANË- Masa e arrestit shtëpiak ndaj drejtueses së SHISH, Vlora Hysni, ka shkaktuar debate në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunim dhe Mbikëqyrjen Institucionale. Debate janë zhvilluar mes kreut të komisionit, Fatmir Xhafaj dhe deputetit demokrat, Ivi Kaso. Ky i fundit ka kërkuar të të ndërpritet rendi i ditës për shkak të zhvillimeve të fundit lidhur me pezullimin dhe masën ndaj Hysenit.
Kaso është shprehur duke e konideruar një 'rënie të shtetit', pasi sipas tij sot, 'institucionet e shtetit kanë arrestuar njëri-tjetrin'.
“Përpara se të nisim me rendin e ditës, desha të trajtoj një çështje me rëndësi për komisionin, parlamentet dhe institucionet e shtetit shqiptar. Kjo seancë e sotmja nuk mund të nisë në mënyrë të zakonshme, sepse ka ndodhur diçka e jashtëzakonshme dhe nga më të rëndat në 36 vite demokraci. Sot është certifikuar përfundimisht rënia e shtetit shqiptar dhe këtë e them me shumë dhimbje, sepse të gjithë ne në periudha të ndryshme kemi investuar dhe punuar që shteti shqiptar të funksionojë dhe të afrohet drejt Europës, ku duhet të jetë. Sot ka ndodhur e padëgjuara, institucionet e shtetit kanë arrestuar njëri-tjetrin, arrestohet në zyrë, megjithëse në raportimet e fundit zonja është jashtë Shqipërisë. Kemi të bëjmë me rënie totale të shtetit." u shpreh deputeti demokrati Kaso.
Nga ana tjetër, Xhafaj, iu përgjigj duke thënë se institucionet po bëjnë punët konform ligjit. Madje, sipas Xhafajt, referuar zhvillimeve të fundit, ndodh në çdo vend normal ku vepron ligji i së drejtës.
“Ju folët për institucione, por në fakt ço i tillë ka detyrën dhe përgjegjësinë e vet. Nëse institucionet penale kanë funksion të tyre ndjekjen penale, ne kemi detyrën tonë si ligjvënës dhe për kontroll parlamentar. Duke iu referuar fjalisë suaj që institucionet arrestojnë detyrën, institucionet arrestojnë, jo njerëzit. Institucionet bëjnë detyrën konform ligjit. Kjo është shenjë e pjekurisë së demokracisë, e funksionimit të institucioneve demokratike dhe tregues i pjekurisë së institucioneve. E kundërta do të ishte e vërtetë, ajo që kemi parë mbi 30 vite këtu në këtë vend. Kjo që po ndodh, ndodh në çdo vend normal ku vepron shteti i së drejtën, e shohim edhe në SHBA. Fenomene të tilla janë normale për një shtet të së drejtës. Nëse kjo lidhet me komisionin tonë, ulemi dhe e bisedojmë si kryesi e komisionit”, u shpreh Xhafaj. /ZËRI