
Gazment Bardhi: Zonja ministre shqiptarët nuk janë mësuar të kërkojnë lëmosh nga qeveria e tyre. Shqiptarët kërkojnë atë që ju i ken premtuar që para 12 viteve. Sa janë rritur çmimet gjatë këtyre 12 viteve, si jetonin shqiptarët në vitin 2013 dhe si jetojnë këtë vit. Ngrihuni dhe na thoni sa e keni parashikuar bonusin për pensionistët në buxhetin 2025? Pas kalimit të zgjedhjeve parlamentare? Zero.
Përdorni pensionistët për vota, që katër vitet e ardhshme, me votën e tyre të vidhnit ju.
Ndaj për ju është e pakuptueshme vendosja e minimumit jetik. Nëse nuk ju pëlqen propozimi ynë, sillni ju propozim dhe e votojmë. Minimumi jetik duhet të jetë 200 euro. Jetojnë në ekstrem varfëri, nuk ju intereson varfëria e tyre, por luksi juaj personal, mjafton të shikoni si jeni transformuar një pjesë e juaj nga koka tek këmbët. I thoni do shohim sa lekë ngelim nga ata që vjedhim ne, dhe në fund të shohim nëse ka ndonjë lekë për të rritur pensionet. Nuk mund të talleni kështu me shqiptarët. Në vitin e ardhshëm nuk parashikon bonus si këtë vit, Rrini sot me kokën ulur, sepse nuk ju lë Rama të mbani premtimet për pensionistët, sepse e dini që nuk ka lekë sepse i kanë vjedhur këta.