
TIRANË- Nisin tensionet në sallën e Kuvendit! Pas përfundimit të kohës së kreut të Partisë Demokratike Sali Berishës nisën tensionet mes opozitës dhe mazhorancës. Opozita kërkoi më shumë kohë, ndërsa kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali u shpreh se ka përfunduar koha e tij.
“Zoti Berisha ju nuk impresionoheni, ju dhamë 14 minuta të plota për amendamentet. 14 minuta të plota i konsumoi. Zoti Berisha e konsumuat kohën tuaj. Keni gjë për të shtuar për amendamentet”, tha Spiropali.
Por pas protestës së opozitës, Spiropali i dha 30 sëkonda shtesë Berishës. Kryedemokrati gjatë fjalës së tij tha se rikthimi i tij historik është mandati i tretë.
“Zoti Berisha 30 sekonda, për amendamentet”, tha Spiropali.
“Unë e kuptoj që ju ishit që unë të mos flisja më në këtë sallë, por iu siguroj që rikthimi më i suksesshëm në histori i Sali Berishës, do të jetë rikthimi i tretë. Dhe për këtë jeni të pashpresë. Ju të pashpresë dhe shqiptarët me shpresë të madhe!”, tha Berisha. /ZËRI