Politikë

Bordi i Transparencës merr vendimin, ja sa do shitet nafta dhe benzina

Vendimet e Bordit të Transparencës hynë në fuqi në orën 18:30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e radhës ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

F.I
Bordi i Transparencës merr vendimin, ja sa do shitet nafta dhe benzina
PAMJE NGA MBLEDHJA

TIRANË- Bordi i Transparencës ka vendosur uljen e çmimeve të karburanteve në vend pas rritjes si shkak i konfliktit në Lindjen e Mesme. Që nga përshkallëzimi i krizës në Lindjen e Mesme, çmimi i naftës për 1 litër pësoi rritje me 41 lekë duke u tregtuar nga 214 deri në 217 lekë. Me çmimin tavan të përcaktuar nga Bordi, ulja që ka pësuar nafta në tregun me pakicë është deri në 14 lekë.

Bordi ka përcaktuar çmimet e reja maksimale të shitjes në vend:

Çmimi i shitjes me pakicë për gazoilin (standardi SSH EN 590) do të jetë jo më shumë se 203 lekë/litri, ndërsa me shumicë jo më shumë se 191 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë për benzinën do të jetë jo më shumë se 175 lekë/litri, ndërsa me shumicë jo më shumë se 163 lekë/litër.

Vendimet e Bordit të Transparencës hynë në fuqi në orën 18:30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e radhës ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Njoftim për Media:

Vendimet e Bordi i Transparencës në datë 26 Mars 2026, janë si rezultat i rritjes së çmimeve në bursën Platts Mediteran ku benzina ështe ulur me -3.35 $/ton dhe Gazoili është ulur me -7.1 $/ton nga data 25.03.2026

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 203 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 191 lekë/litër.
-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 175 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 163 lekë/litër.

-Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 26 Mars ora 18.30 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikëmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Plats të Mesdheut për gazoilin,benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatoreve.

Theksojmë se Bordi nuk cakton çmimet e naftës Bruto, por të gazoilit, benzinës dhe gazit të lëngshëm sipas standardeve të përcaktuara në Aktin Normativ.

Bordi ka caktuar vetëm marzhet bruto maksimale për shitjen me shumicë dhe pakicë, me të cilat operatorët duhet të mbulojnë të gjitha shpenzimet operative.
Pra, vendimet që merr bordi dhe ndryshimi i çmimeve të shitjes lidhet vetëm me ndryshimet në bursën Platz të Mesdheut për gazoilin dhe benzinës, pra jo të bursës së naftës bruto, si dhe në lëvizjen e kursit të dollarit.

Gjithë elementët e tjerë që formojnë çmimin janë fikse dhe për këto bordi nuk merr vendim.

Ministria e Ekonomisë dhe Inoacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministirinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.

Situata që po kalojmë nuk është e zakontë, ndaj dhe vendimet që marrim, vijnë si përgjigje e zhvillimeve të ekonomisë vendase por edhe e lëvizjeve të tregjeve ndërkombëtare.
Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.

Poll

MOS HUMB