Politikë

Berisha zbulon planin e PD-së: Pas fitores së zgjedhjeve, do të votojmë për kryeministrin e ri

Më tej, ai tregoi planin e demokratëve nëse fitojnë zgjedhjet, duke shtuar se do të thërritet një votë e përgjithshme për kryeministrin e ardhshëm.

I.F
Berisha zbulon planin e PD-së: Pas fitores së zgjedhjeve, do të
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha foli për partitë e reja dhe refuzimin e tyre për të bashkëpunuar me PD-në. Berisha tha në emisionin “Open” se partitë e reja që kanë refuzuar bashkëpunimin me PD-në, të kandidojnë vetë në zgjedhje si një forcë e re. Më tej, ai tregoi planin e demokratëve nëse fitojnë zgjedhjet, duke shtuar se do të thërritet një votë e përgjithshme për kryeministrin e ardhshëm.

“Kundër realitetit nuk mund të ngrihesh dot, ose bëhesh donkishot. Je i destinuar të dështosh në këtë rast. Kur kam dalë atë ditë nga shtëpia ime për të shkuar në Rogner, më thonë, po sikur të mos ketë njerëz. Unë u thashë edhe 8 vetë po të kem do ulem të flas me ta. Rëndësi ka që të mbrosh një kauzë të drejtë e të mos lëkundesh. Nëse flasim për diçka, ky është një rikthim. Unë u lava dy herë në ujëra, herën e tretë e kam më të lehtë.  Ama kam thënë edhe një gjë. Pas fitores së zgjedhjeve, do thërras një votë të përgjithshme për kryeministrin. Kjo është gjë e rrallë. Për këto parti që thonë nuk jemi dakord me Sali Berishën, hajde urdhëro, kandido”, u shpreh Berisha. /ZËRI

Poll

MOS HUMB