Politikë

Berisha pajiset me vizë amerikane, nesër tërheq pasaportën! Zbulohet kush do ta shoqërojë në SHBA

Kryedemokrati do të shoqërohet nga një delegacion i përbërë nga kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, deputetët Belind Këlliçi dhe Albana Vokshi, si dhe Enri Ceno, ekspert për marrëdhëniet ndërkombëtare në Partinë Demokratike.

zh.ll
Berisha pajiset me vizë amerikane, nesër tërheq pasaportën!
sali berisha-flamuri amerikan

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pritet të udhëtojë javën e ardhshme drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi në Qershor 2026 iu hoq sanksioni bllokues për të hyrë në SHBA.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se Berisha tashmë ka marrë vizën amerikane për të udhëtuar drejt SHBA-së, ndërsa gjatë pasdites së nesërme pritet që të tërheqë pasaportën pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

Po sipas burimeve, mësohet se Berisha nuk do të udhëtojë vetëm. Kryedemokrati do të shoqërohet nga një delegacion i përbërë nga kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, deputetët Belind Këlliçi dhe Albana Vokshi, si dhe Enri Ceno, ekspert për marrëdhëniet ndërkombëtare në Partinë Demokratike.

Pak ditë më parë, Berisha konfirmoi vizitën në SHBA, konkretisht në Teksas, ku sipas tij pritet të marrë pjesë në konferencën e Partisë Republikane Amerikane. Kreu i PD-së deklaroi se ka marrë edhe një ftesë tjetër nga një institucion amerikan dhe është në pritje të dokumentave. Vizita në SHBA pritet të realizohet më 9 shtator.

Më 27 gusht, u publikua edhe dokumenti që konfirmonte se kreu i PD do të zhvillonte më 9 dhe 10 Shtator një vizitë në SHBA. Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall non-grata në vitin 2021 nga Departamenti Amerikan i Shtetit bashkë me familjen e tij. Lajmi u dha nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i cili njoftoi zyrtarisht se Berisha ka minuar demokracinë dhe se gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit është përfshirë në afera korruptive dhe ka pasuruar aleatët e tij politikë. Po i njëjti vendim u ndoq gati një vit më pas nga ana e Britanisë së Madhe. Mbas 5-vitesh, Berisha është liruar nga kjo masë./ZËRI

Poll

MOS HUMB