Politikë

Berisha konfirmon vizitën në SHBA: Do marr pjesë në konferencën e Partisë Republikane në Teksas

Vizita në SHBA pritet të realizohet më 9 shtator.

F.I
Berisha konfirmon vizitën në SHBA: Do marr pjesë në
Sali Berisha

TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka konfirmuar gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale se do të zhvillojë një vizitë në SHBA, konkretisht në Teksas. Berisha u shpreh se do të marrë pjesë në konferencën e Partisë Republikane Amerikane. Kreu i PD-së deklaroi se ka marrë edhe një ftesë tjetër nga një institucion amerikan dhe është në pritje të dokumentave. Vizita në SHBA pritet të realizohet më 9 shtator.

Sali Berisha: Unë kam deklaruar se do shkoj në ndonjë konferencë. Në këtë kuadër, Partia Republikane Amerikane zhvillon në Teksas konferencën për zgjedhjet e mid-term, që i quajnë ata zgjedhjet në mes të mandatit. Dhe Unioni Demokrat Ndërkombëtar, në të cilin Partia Republikane ka peshën më kryesore, se është partia më e madhe me të gjitha ato, ka krijuar një delegacion me kryetarët e rreth 30 partive të këtij unioni për të marrë pjesë në konferencën në Teksas. Por përveç kësaj ftese në përbërje të delegacionit, unë kam dhe një ftesë tjetër nga një institut amerikan që ka lidhje me këtë konferencë. Kështu që unë pres dokumentet dhe do marr pjesë. Përsa i përket takimeve, nuk kam fiksuar, por shpresoj që të fiksoj gjatë ditëve të ardhshme.

Dy ditë më parë u publikua edhe dokumenti që konfirmonte se kreu i PD do të zhvillonte më 9 dhe 10 Shtator një vizitë në SHBA. Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall non-grata në vitin 2021 nga Departamenti Amerikan i Shtetit bashkë me familjen e tij. Lajmi u dha nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i cili njoftoi zyrtarisht se Berisha ka minuar demokracinë dhe se gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit është përfshirë në afera korruptive dhe ka pasuruar aleatët e tij politikë. Po i njëjti vendim u ndoq gati një vit më pas nga ana e Britanisë së Madhe. Mbas 5-vitesh, Berisha është liruar nga kjo masë.

Poll

MOS HUMB