Politikë

Berisha drejt SHBA-së: Takim me shqiptarët e Amerikës më 6 shtator

Takimi, i titulluar “Freedom Works”, do të mbahet të dielën, më 6 shtator, në orën 11:00, në Bergen Performing Arts Center në Englewood, New Jersey.

F.I
Berisha drejt SHBA-së: Takim me shqiptarët e Amerikës më 6
Sali Berisha

TIRANË-Çdo gjë duket se është gati për vizitën e kreut të Partisë Demokartike, Sali Berisha në SHBA. Pasi një ditë më parë u njoftua se Berisha ka marrë vizën amerikane për të udhëtuar drejt SHBA-së, një tjetër njoftim është bërë nga vetë kryedemokarti. Veç vizitës zyrtare, Berisha njofton se do të ketë edhe një takim me shqiptarët në Amerikë.

Takimi, i titulluar “Freedom Works”, do të mbahet të dielën, më 6 shtator, në orën 11:00, në Bergen Performing Arts Center në Englewood, New Jersey. Sipas njoftimit të publikuar nga Berisha, aktiviteti do të zhvillohet në adresën 30 N Van Brunt St, Englewood, NJ 07631.

Berisha drejt SHBA-së: Takim me shqiptarët e Amerikës më 6
POSTIMI

Pak ditë më parë, Berisha konfirmoi vizitën në SHBA, konkretisht në Teksas, ku sipas tij pritet të marrë pjesë në konferencën e Partisë Republikane Amerikane. Kreu i PD-së deklaroi se ka marrë edhe një ftesë tjetër nga një institucion amerikan dhe është në pritje të dokumentave. Kryedemokrati do të shoqërohet nga një delegacion i përbërë nga kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, deputetët Belind Këlliçi dhe Albana Vokshi, si dhe Enri Ceno, ekspert për marrëdhëniet ndërkombëtare në Partinë Demokratike.

Më 27 gusht, u publikua edhe dokumenti që konfirmonte se kreu i PD do të zhvillonte më 9 dhe 10 Shtator një vizitë në SHBA. Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall non-grata në vitin 2021 nga Departamenti Amerikan i Shtetit bashkë me familjen e tij. Lajmi u dha nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i cili njoftoi zyrtarisht se Berisha ka minuar demokracinë dhe se gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit është përfshirë në afera korruptive dhe ka pasuruar aleatët e tij politikë. Po i njëjti vendim u ndoq gati një vit më pas nga ana e Britanisë së Madhe. Mbas 5-vitesh, Berisha është liruar nga kjo masë./ZËRI

Poll

MOS HUMB