Politikë

'Jeni si të jashtmit...'! Korreshi ndan pamjet nga zyra e shtetit në Ballagat: Ore si rri ti këtu...as në Gaza nuk sheh kështu

Korreshi ka publikuar pamje të ambienteve të jashtme e të brendshme, duke denoncuar infrastrukturën e zyrave, duke deklaruar se është një skandal.

F.I
'Jeni si të jashtmit...'! Korreshi ndan pamjet nga zyra e shtetit
Saimir Korreshi

LUSHNJË-Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka vijuar me denoncimet nga qyteti i Lushnjës, ku këtë herë ka ndarë pamjet nga zyra e shtetit të njësisë administrative Ballagat. Korreshi ka publikuar pamje të ambienteve të jashtme e të brendshme, duke denoncuar infrastrukturën e zyrave, duke deklaruar se është një skandal. Korreshi ironizon duke u shprehur se as në Gaza nuk është kështu. Demokrati nga ambjentet e zyrës ngre pyetjen 'se si mund të merret shërbim në këto kushte skandaloze'.

"Palo Reforma Territoriale! Ju ftoj të shihni pamjet nga Njësia Administrative Ballagat!! Skandal, as në Gaza nuk ka kështu. E si mund të merret shërbim në këto kushte skandaloze. Jam i shokuar,"-shkruan Korresi bashkangjitur pamjeve.

Poll

MOS HUMB