Politikë

Bajrat e kërcënuan? PS reagon pas deklaratës së Koçekut: Zgjedh instagramin... ti drejtohet Policisë

Në përgjigje kryetari i Komisionit, Igli Hasani tha se kushdo që ndihet i kërcënuar duhet t’i drejtohet Policisë së Shtetit dhe se reagimet në Instagram nuk janë punë për to.

F.I
Bajrat e kërcënuan? PS reagon pas deklaratës së
Marjana Koçeku dhe Igli Hasani

TIRANË-Deklarata e deputetes Marjana Koçku, lidhur me një kërcënim nga fisi i Bajrave në Shkodër, ka sjellë reagimet e para të figurave politike. Deputetja demokartike, Albana Vokshi gjatë mbledhjes së Komisionit të Jashtëm, solli në vëmendje rastin, ku pyeti se çfarë garancie kanë qytetarët e thjeshtë kur krimi i organizuar kërcënon një deputete.

“Nëse krimi i organizuar është në gjendje të ushtrojë kërcënime ndaj një deputeteje, një gruaje, atëherë çfarë ndodh me qytetarin e thjeshtë. Çfarë garancie kanë qytetarët e zakonshëm, dhe ky nuk është problem vetëm i rendit publik, por është një çështje që prek drejtpërsëdrejti integrimin e BE”, tha Vokshi.

Në përgjigje kryetari i Komisionit, Igli Hasani tha se kushdo që ndihet i kërcënuar duhet t’i drejtohet Policisë së Shtetit dhe se reagimet në Instagram nuk janë punë për to. Reagimi i tij është i pari nga radhët e Partisë Socialiste, ku 3 ditë më parë edhe deputetja Marjana Koçku ishte pjesë e saj.

“Kushdo që ndihet e kërcënuar, kushdo që ka indicie duhet t’i drejtohet organeve, Policisë së Shtetit, nëse ka edhe një indicie. Se kush zgjedh instagramin për të bërë deklarata, kjo nuk është puna ime fare. Duhet ti drejtohen policisë së Shtetit”, tha Hasani.

Koçeku me anë të një postimi në rrjete sociale, pretendon se familja e saj është kërcënuar nga grupi i Bajrave. Koçeku shprehet se nëse diçka i ndodh familjes së saj nuk do e lejë me aq. Lidhur me këtë deklaratë edhe Sokol Tahiraj, avokati i familjes Bajri, ka reaguar Tahiraj i cilëson deklaratat e deputetes si të pabazuara në prova dhe si një sulm të drejtpërdrejtë ndaj klientëve që ai përfaqëson. Avokati i bëri thirrje deputetes Koçeku që, nëse disponon prova konrekte për pretendimet e bëra publikisht, t'i paraqesë ato pranë institucioneve përgjegjëse dhe jo në media apo rrjete sociale./ZËRI

Poll

MOS HUMB