SHKODËR-Deputetja Marjana Koçeku ka dalë me një tjetër mesazh në rrjetet sociale pasi u largua nga grupi i Partisë Socialiste. Postimi këtë herë nuk i referohej politikës, por një akuze, ku pretendon se familja e saj është kërcënuar nga grupi i Bajrave. Koçeku shprehet se nëse diçka i ndodh familjes së saj nuk do e lejë me aq.
Marjana Koçeku: Ky mesazh i drejtohet Bajrajve të Shkodrës. Nëse familjes teme i preket kjoftë edhe nji qime floku, unë s’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën.
Lidhur me akuzat nuk dihet ende nëse Koçiu ka bërë një denoncim në Polici dhe nëse rasti po hetohet. Fisi Bajri është i njohur për hasmërinë me fisin Lici, ku prej vitesh tashmë janë regjistrua viktima nga të dyja palët. Dy nga shtetasit e fisit, Safet dhe Behar Bajri ndodhen në burg të dyshuar për vrasjen e Fatbardh Licit. Emrat e tyre janë përmendur edhe në disa dosje hetimore të SPAK.
Në 13 qershor Koçeku dha njoftoi papritur largimin nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, duke deklaruar se do të jetë deputete e pavarur. Ajo arsyetoi se idealet dhe vlerat e saj, janë ato që i ka pasur para se të bashkohej me një parti politike dhe që i diktojnë edhe kufijtë, duke lënë të kuptohet një përplasje me liderin e PS, Edi Rama. Po ashtu Koçeku theksoi se nuk do e dorëzojë mandatin e deputetes.