Politikë

Integrimi në BE/ PE miraton raportin për Shqipërinë me 483 vota pro

Raporti për Shqipërinë për vitin 2025, i hartuar nga Andreas Schieder, u diskutua një ditë më parë në Komisionin për Punët e Jashtme të Parlamentit Europian, ku mori 58 vota pro.

zh.ll
Integrimi në BE/ PE miraton raportin për Shqipërinë me 483
foto ilustruese-votimi

BRUKSEL- Parlamenti Europian ka miratuar këtë të mërkurë raportin për Shqipërinë lidhur me ecurinë e procesit të integrimit në Bashkimin Europian. Raporti u miratua me 483 vota pro, 103 vota kundër dhe 70 abstenime.

Gjatë votimit u miratuan një seri amendamentesh: 15, 16, 3, 5 dhe 17, ndërsa amendamentet 8, 7, 10, 11, 12, 13, 1, 4, 6, 14 dhe 2 nuk arritën të siguronin mbështetjen e nevojshme dhe u rrëzuan.

Raporti për Shqipërinë për vitin 2025, i hartuar nga Andreas Schieder, u diskutua një ditë më parë në Komisionin për Punët e Jashtme të Parlamentit Europian. Gjatë seancës plenare të Parlamentit Europian ku u diskutuan raportet e hartuara rreth shteteve ballkanike, raporti për Shqipërinë mori 58 vota pro.

Raportuesi i BE-së për Shqipërinë, Andreas Schielder, vlerësoi progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit dhe theksoi se mbyllja e negociatave deri në vitin 2027 është një objektiv realist, ndërsa anëtarësimi në BE mbetet synim për vitin 2030. 

“Shqipëria është tashmë një hap përpara në Bashkimin Evropian, sepse gjëja e veçantë, që mund të thuhet për të, madje receta e suksesit, është fakti se më shumë se 90% e popullsisë e mbështesin anëtarësimin në BE dhe spektri politik po ashtu e mbështet. Shqipëria ka treguar një angazhim të jashtëzakonshëm ndaj modelit të Bashkimit Evropian. Hapja e të gjitha grupkapitujve të negociatave brenda 13 muajve dëshmon vullnetin politik për të çuar përpara reformat. Kjo është arsyeja pse jam i bindur se Shqipëria mund të jetë historia e ardhshme e suksesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian”, tha Schieder./ZËRI

Poll

MOS HUMB