Politikë

Aksioni i opozitës, Berisha paralajmëron: Do shkojmë edhe tek Rama në Surrel. E kemi në axhendë

Për këtë plan, Berisha nuk dha asnjë datë, por u shpreh se opozita e ka në axhendë. 

k.m.
Aksioni i opozitës, Berisha paralajmëron: Do shkojmë edhe tek
Sali Berisha

TIRANË- Aksioni i opozitës dhe skenarët e mosbindjes civile janë mbajtur gjithmonë diskretë deri në momentin që janë vendosur në zbatim. Por këtë rregull e ka thyer sot kryedemokrati Sali Berisha. Në fjalimin e tij të përnatshëm nga dritarja e ballkonit të banesës së tij, Berisha u shpreh se demokratët do të rrethojnë edhe banesën e kryeministrit Edi Rama. Për këtë plan, Berisha nuk dha asnjë datë, por u shpreh se opozita e ka në axhendë. 

"Beteja që fillon nesër është një betejë në vazhdim. Bllokimi i Edi Ramës në Surrel do të jetë edhe kjo në axhendën e mosbindjes civile. Po, po! Edi Rama, qytetarët janë të revoltuar me ty, janë të zemëruar. Janë të gatshëm të të nxjerrin prej hundësh gjithçka ke vjedhur,"-tha në fjalën e tij Berisha.

Nesër, Partia Demokratike ka njoftuar se do të bllokojë disa akse nacionale në vend. Në kuadër të aksionit të opozitës, protestuesit do të bllokojnë mbikalimin e Kthesës së Kamzës ë hyrje të Tiramës, rrethrrotullimin e “Casa Italia, Milot, Shkozet, rrethrrotullimin e Rrogozhinës, Levanit dhe Bradasheshit. PD ka kërkuar 3 orë leje për tubimin, por nuk dihet sa kohë mund të demonstrojnë protestuesit. Ende nuk ka një skenar nëse ata do të qëndrojnë vetëm në këto akse apo do të lëvizin në pika të tjera./ZËRI

Poll

MOS HUMB