Politikë

Ilir Meta mesazh nga “313-ta”, Kryemadhi e lexon postimin e vetme në Kuvend

Edhe pse i është ndaluar që ta takojë, mesazhin e parë nga ai nuk e ka humbur as Monika Kryemadhi.

k.m.
Ilir Meta mesazh nga “313-ta”, Kryemadhi e lexon postimin e vetme
Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është drejtuar për herë të parë mbështetësve të tij me një mesazh nga burgu "313" në Tiranë. Por edhe pse i është ndaluar që ta takojë, mesazhin e parë nga ai nuk e ka humbur as Monika Kryemadhi. Kjo e fundit është kapur në sallën e Kuvendit duke lexuar letrën e gjatë të Metës.

 

Opozita kishte bllokuar Foltoren e Kuvendit, por Kryemadhi ishte ulur e vetme në vendin e saj, duke lexuar me vëmendje shkrimin e gjatë të Metës. Nëse ka ndonjë koment për të bërë...këtë mund ta marrim vesh vetëm në konferencën e radhës për shtyp./ZËRI

Poll

MOS HUMB