Politikë

PD kundër identifikimit elektronik në zgjedhjet e 2027-ës, kërkon heqjen e pajisjeve

Kërkesa u paraqit nga përfaqësuesi i PDsë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve Marash Logu gjatë mbledhjes së Komisionit Rregullator.

M.K.
PD kundër identifikimit elektronik në zgjedhjet e 2027-ës,
FOTO NGA SELIA E PD-se

TIRANË- Partia Demokratike kërkon që pajisjet e identifikimit elektronik të votuesve të mos përdoren në zgjedhjet vendore të 9 majit 2027.

Kërkesa u paraqit nga përfaqësuesi i PDsë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve Marash Logu gjatë mbledhjes së Komisionit Rregullator. Ai argumentoi se sistemi aktual nuk garanton parandalimin e votimit të dyfishtë apo të shumëfishtë.

Në mbështetje të qëndrimit të tij, Logu iu referua raporteve të KQZ-së ku sipas tij janë evidentuar raste kur i njëjti person ka votuar duke përdorur karta të ndryshme identiteti, por me të njëjtën shenjë gishti.

“Përfaqësuesit e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në raportet zyrtare që kanë hartuar, kanë dëshmuar se nuk parandalohet votimi i dyfishtë dhe i shumëfishtë. Ka raste të raportuara nga vetë Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, ku i njëjti shtetas kishte votuar me 27 karta të ndryshme, duke përdorur të njëjtën shenjë gishti” deklaroi Logu./ZËRI

MOS HUMB