Opinione

'Muzeu i pafajsisë’ !

Fusun dhe Sibel përfaqësohen përkatësisht vlerat tradicionale, te virgjerise e nderit te njera dhe atyre perëndimore/laike, te festave te cmendura mes miqve dhe dashurise para martese.

orgeta likaj

'Muzeu i pafajsisë’ !

NGA ORGETA LIKAJ

'Muzeu i pafajsise’ eshte seriali me 9 pjese, secila rreth 1 ore i cili me mberthyeu para Netflixit qe prej 13 shkurti. Seriali bazohet ne librin e autorit turk Orhan Pamuk, fitues te cmimit Nobel ne letersi ne 2006, dy vite perpara sesa ky liber te publikohej. Libri eshte i bazuar ne nje histori te vertet qe i eshte kerkuar autorit ta shkruaj, e ky i fundit pervec librit I ka dedikuar dhe nje muze në lagjen Çukurcuma të Beyoğlu, Stamboll.

Ne pergjithesi, pasi kam pare nje film/serial te librave qe me kane ndikuar, shija qe kam patur s’ka qene me e mira. Mbase sepse kur lexon nje liber je vet skenarist e regjizor i tekstit, ti zgjedh si do duken personazhet e ke vendosur te perfytyrosh te ta, detajet qe tek ty bejne me shume pershtypje. Ne shumicen e rasteve eshte gati e pamundur qe te kesh perzgjedhur te njejtin ekip aktoresh, te njejta skena, apo te evidentosh te njejta gjera. Rasti i ketij debutimi kinematografik ishte pak me ndryshe. Do genjeja nese do thosha qe kisha menduar qe Kemali do ti kishte syte blu, apo Fusuni floket e zeza, ama nuk ekzagjeroj kur them se kam menduar se syte e tij do kishin fiks ate shkelqimi teksa shihte Fusunin si ai qe une kisha menduar qe nje njeri i marrosur do te kishte, kjo edhe per merite te aktorit sigurisht.

Nuk do doja te zbuloja shume detaje nga historia sepse vertet mendoj se kushdo qe per momentin i mungojne dramat ne jeten e tij e deshiron te sfidohet, duhet ta ulet e ta shohi.(se sheh dot ne kembe,haha) Ajo qe dua me shume te pergezoj eshte aftesia shume e larte e kinematografise turke sepse prodhimi eshte 100% turk. Orhani vet, i gjithe produksioni, i gjithe casti i aktoreve jane turq dhe kjo i ben mire pershtatjes per ta sjell sa me te gjalle vepren.

Si autor qe i ka dedikuar jeten e tij Turqise, e vecanerisht pershkrimit te Stambollit, Orhani ka sjell edhe nepermjet kesaj vepre deshiren per te treguar te dyja anet e Turiqise e pas viteve ‘70. Skenari eshte një alegori për identitetin e Turqisë mes destabiliteti politik e grushteve te shtetit, ku shpesh gjate rrefimit perplasen dy bote, dy te kunderta, e mira dhe e keqja, e varfra dhe e pasura, tradita dhe zhvillimi, pafajsise dhe dinakeria. Nje Turqi e mbushur me mekate ku ka intriga familjare, ku ka tradheti, ku mes personazheve te perzgjedhur si psh. Fusun dhe Sibel përfaqësohen përkatësisht vlerat tradicionale, te virgjerise e nderit te njera dhe atyre perëndimore/laike, te festave te cmendura mes miqve dhe dashurise para martese. E megjithate pavarsisht kesaj si emerues te perbashket figuren e gruan qe duron, qe fal, qe pranon, pavarsisht cfare shtrese sociale i perket. Te ndarjes si nje koncept abstrakt qe rendon me shume mbi grate pavarsisht se kush e shkakton ate. Te deshire per te zvogeluar talentin e aftesine e nje gruaje duke e inkuadruar dhe seksualizuar ate.

Une nuk e di nese eshte nje histori e mirefillte dashurie, sepse akoma jam duke e kerkuar perkufizimin e dashurise si koncept, por une mendoj qe dashuria eshte nje marramendje e embel si ajo e Fusunit, eshte nje deshire per ta patur gjithmone tjetrin me vete ne cdo menyre sic bente Kemali, eshte pranuese sic pranonte Fusuni qe pas ores 2 Kemali s’do ishte me te, eshte aftesi per te duruar dhe pritur si priti Kemali 8 vjet per nje perqafim, eshte e kuqe si fustani I Fusunit e makina e Kemalit, te ben te enderrosh sic enderronte Fusuni per te pare muzete e Parisit e Viennes, eshte dedikim si ai i pjeses tjeter te jetes se Kemalit per te ngritur nje kult me te gjitha sendet e Fusunit per ta kthyer te pavdekshme ate.
Ndoshta, secili ka perkufizimin e vet ne baze te aftesise qe ka per dhene, per dashurine, por cdo forme e saj nuk duhet gjykuar. Dashuria eshte gjithmone e mikpritur, edhe kur vjen ne forme tragjedie.
Ps.Uroj te marri cmim!!!

Poll

MOS HUMB